• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Mos shikon ëndrra me sy hapur me amerikanë! “Tërbohet” Fatos Lubonja: O të mjerë, mos shpresoni se pas Berishës e ka radhën Meta, por Rama që “vodhi” zgjedhjet!

31/05/2021
in Blog
A A
Mos shikon ëndrra me sy hapur me amerikanë! “Tërbohet” Fatos Lubonja: O të mjerë, mos shpresoni se pas Berishës e ka radhën Meta, por Rama që “vodhi” zgjedhjet!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke komentuar aludimet se pas Berishës radhën e ka Ilir Meta.

Ai shkruan se këto janë ëndrra me sy hapur. Radhën e ka rama që vodhi dhe bleu zgjedhjet me kriminela , oligarkë , me polici dhe administratë.

Shkrimi i Filozofit të tërbuar Tosit të Todit Lubonjës

Pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, nëpër media (dhe jo vetëm) ka filluar të qarkullojë një tezë që vlen të komentohet.

E kam fjalën për tezën, sipas së cilës pas Berishës e ka radhën Meta e se goditja amerikane ndaj këtyre të dyve nuk duhet parë thjesht si vazhdim i atij teatrit absurd politik me hapa para për të bërë mbrapa, që kemi 30 vjet që e shohim, me aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por se kemi të bëjmë me një plan tepër serioz, të mirëmenduar nga amerikanët, të cilët kanë vendosur ta bëjnë më në fund Shqipërinë një shtet ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Sipas këtij plani, do të kemi në vazhdim shpalljen “non grata” të disa socialistëve të rëndësishëm dhe kjo nuk është veçse faza e parë, sepse në fazat e tjera do të shikojmë mrekullira. Ajo Reforma në Drejtësi, aq e sharë kohët e fundit si e dështuar, do fillojë t’i arrestojë gjithë të këqijtë e këtij vendi – ku radhën shumë shpejt e ka Rama – e në jetën shqiptare do të fillojë një erë e re nën shenjën e drejtësisë e mirësisë.

Aftësia njerëzore për të shpresuar – sipas asaj fjalës “Sa kam shpirt, kam shpresë” – po e përhap me shpejtësi këtë superplan të ri. Si çdo iluzion apo “gënjeshtër vitale”, siç do ta quante Ibseni, ëndrra na ndihmon të jetojmë, por gjykoj se nuk bëjmë keq edhe të dyshojmë sepse njërin sy mund ta mbajmë mbyllur për të ëndërruar, por tjetrin është mirë ta mbajmë hapur. Përndryshe, të ecësh me të dy sytë mbyllur, do të thotë të ëndërrosh me sy hapur për të përfunduar në ndonjë greminë.

E, pra, me syrin e hapur, unë shoh disa probleme për sa i përket besueshmërisë së këtij plani “amerikan”, për përhapjen e të cilit nuk përjashtohet të punojë edhe ndonjë amerikan. Po përmend vetëm tri probleme.

Së pari, në përhapjen e këtij plani përmendet edhe fjala e ambasadores amerikane para zgjedhjeve, kur u tha shqiptarëve: “Nëse doni ndryshim, shkoni votoni” dhe pas zgjedhjeve: “Shqipëria po ndryshon”. Sipas opozitës, fraza e parë duhej interpretuar se Amerika po nxiste fitoren e opozitës.

Sipas fituesve, kjo u përgënjeshtrua, pasi sipas tyre amerikanët kishin parasysh se vetëm rilindësit mund të sjellin rilindjen në Shqipëri. Sipas shpresëndërtuesve, të dyja palët gaboheshin sepse amerikanët po vepronin sipas asaj që Hegeli e quan “dinakëria e arsyes” d.m.th. kur e arsyeshmja, e mira, e çan rrugën nëpërmjet të paarsyeshmes, së keqes.

Ndryshe, kur rruga për në Parajsë kalon nëpërmjet Ferrit. Amerikanët, pra, sipas tyre, vërtet e mbyllën njërin sy ndaj ndryshimit të njëanshëm që Rama i bëri Kodit Zgjedhor; ndaj nxjerrjes nga zyrat shtetërore të të dhënave private të zgjedhësve për t’ua dhënë ato patronazhistëve të partisë së tij; ndaj bashkëpunimit të këtyre, edhe nëpërmjet Policisë, me krimin e organizuar për blerjen e votës etj., krime që pamë gjatë këtyre zgjedhjeve, por këtë e bënë në emër të “dinakërisë së arsyes”.

Pra, synimi i tyre i vërtetë ishte dhe është që, nëpërmjet Ramës, të eliminonin Berishën dhe Metën që pastaj ta kenë më të lehtë eliminimin e Ramës, ose, ose, që ta detyrojnë Ramën që të eliminojë kriminelët, me të cilët bashkëpunoi për të grabitur votën. Me syrin tim të hapur, unë e shoh shumë të arsyeshme këtë dinakëri për të qenë e vërtetë!

Së dyti, nëse do të pranojmë se ekziston një projekt i tillë, duhen shtruar disa çështje teknike të tilla si: a kemi mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë për t’i hetuar dhe gjykuar tërë politikanët e korruptuar shqiptarë; a kemi mjaftueshëm burgje për t’i futur të gjithë; a kemi mjaftueshëm policë për t’i ruajtur? Jo vetëm, por a do të gjejmë dot politikanë të ndershëm për ta qeverisur Shqipërinë nëse do të pastrohen të gjithë të korruptuarit? Mos duhet ta bëjmë së pari Shqipërinë shtet të SHBA?

Dhe për këtë a mos duhet më së pari të bëjmë bisedime edhe me partnerët tanë europianë? Përsëri me syrin e hapur, unë shoh se nuk ka asnjë parapërgatitje teknike amerikane për vënien në jetë të këtij plani në krahasim, me të cilin vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duket si një lodër fëmijësh. Vetëm nëse shpresëndërtuesit shqiptarë i ngatërrojnë këto përgatitje teknike me manovrat ushtarake “Defender 21”.

Së treti, dhe më e rëndësishmja: a kanë menduar ndopak shpresëndërtuesit tanë se amerikanët kanë goxha përvoja të hidhura për të menduar se edhe sikur të arrihet të pastrohet, nëpërmjet këtij operacioni, gjysma e shqiptarëve të këqij, prapë nuk ka garanci se gjysma e mbetur nuk do të sillet njëlloj si tjetra, sepse, ashtu sikurse demokracia, edhe drejtësia nuk mund të eksportohet (mjaft të kesh parasysh se çfarë kanë kombinuar në Kamboxha kur rrëzuan Sihanukun, në Afganistan kur mbështetën talebanët apo në Irak kur hoqën Sadamin)?

Prandaj, unë jam gati të vë bast me të gjithë ata që shpresojnë e besojnë se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA shumë shpejt do të na heqin qafe Edi Ramën e në Shqipëri do të triumfojë drejtësia se kjo është një ëndërr amerikane me sy hapur, që po ta interpretosh drejt flet për një humnerë padrejtësish, në të cilën po rrokullisemi përditë e më thellë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In