• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Një SOS i parë nga avioni, një njeri në dëborë, dy vajza të vrara! Zbulohet krimi pas 40 vjetësh

30/05/2021
in Bota
A A
Një SOS i parë nga avioni, një njeri në dëborë, dy vajza të vrara! Zbulohet krimi pas 40 vjetësh
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori sa e pabesueshme, aq edhe e vërtetë. Dhe shumë amerikane. Janar 1982, një pasagjer në bordin e një avioni “United Airlines” shikon nga dritarja.

Vëmendja e tij tërhiqet nga sinjalet me ndërprerje në një errësirë ​​të thellë. Nuk janë dritat e avionëve, por diçka që vjen nga një zonë malore e Kolorados. Shikon mirë dhe vëren se dikush po dërgon një sinjal SOS, duke përdorur fenerët e një automjeti.

Ai paralajmëron kapitenin, i cili, nga ana tjetër, jep koordinatat për kullën e kontrollit. Pavarësisht nga vështirësitë e klimës dhe territorit, fillojnë kërkimet për të identifikuar burimin e mesazhit. Në mes të vrimave të borës, pranë Guanella Pass, gjendet Alan Philips.

Ai u thotë ekipeve të kërkim-shpëtimit: isha i dehur dhe doja të shkoja gjithsesi në shtëpi me makinë, por u bllokova nga stuhia dhe u përplasa.

Aventura e tij përfundoi mirë, TV dhe gazetat flasin për të, duke pasur parasysh rrethanat e pazakonta të vendit ku u gjet. Një aventurë.

Por lajmi për shpëtimin e tij ndiqet nga një tjetër, edhe më shqetësues. Në mbrëmjen e 6 janarit, dy vajza zhduken nga qyteti i Breckenridge, gjithashtu në Kolorado. Annette Schnee, 22 vjeçe dhe Barbara Oberholtzer, 29, nuk erdhën në shtëpi pas një dite pune të zakonshme.

Policia rindërton lëvizjet e fundit pa gjetur elemente të caktuara, ata besojnë se të zhdukurat kanë bërë autostop në rrugë.

Të nesërmen policia lokalizon trupin e pajetë të Annette: ajo ndodhej në një fshat të hapur dhe rezulton se e kishin qëlluar pas shpine. Një vrasje brutale.

Kalojnë gjashtë muaj dhe ata zbulojnë mbetjet trupore të Barbaras në një zonë rurale, e cila kishte pësuar të njëjtin fat të keq. Edhe ajo e vrarë si gruaja tjetër.

Agjentët gjetën veshje, një çantë shpine, sende të ndryshme të shpërndara në një zonë të madhe. Në çantën e Annette, ata gjejnë një foto bardh e zi të një burri, të paidentifikuar kurrë.

Në grupin e gjetjeve – një aspekt themelor – u zbuluan mostra të ADN-së që nuk u përkasin vajzave. Për fat të mirë ato nuk humbasin, rrobat mbeten të ruajtura mirë.

Krimi i dyfishtë angazhon hetuesit, trajtohet nga programet të ndryshme për raste delikate, shumë skenarë hipotezohen, hetimet përfshijnë gjithashtu miq dhe të afërm. Për disa javë, burri i Barbaras hyn në listën e njerëzve me interes për ngjarjen, sepse dyshohet se ka fshehur disa detaje.

Ai i nënshtrohet detektorit të gënjeshtrës, agjentët i kontrollojnë alibinë, por del i pastër. Familja Schnee mbështetet te një hetues privat, Charlie McCormick. Ai është një ish-polic, që zyrtarisht punoi për krimin dhe kur u largua nga departamenti, nuk ndalet së ndjekuri të vërtetën. Pra, ai punoi për familjen Schnee, në fakt falas. Duhet kohë dhe misterit duket se i ka ardhur fundi.

Disa ditë më pare, autoritetet amerikane në Kolorado njoftuan arrestimin e Alan Phillips, njeriut të shpëtuar në dëborë nga stuhia. Ai u akuzua si vrasësi i dyshuar, edhe pse arriti të jetojë në liri disa milje nga vendi ku e kishin gjetur atë.

Ai është një ish-mekanik, 70 vjeç tashmë dhe është baba i tre fëmijëve. Identifikimi u bë i mundur me përdorimin e një teknike, tani të përdorur gjerësisht që kryqëzon bazat e të dhënave të ADN-së (jo vetëm ato gjyqësore), gjenealogjinë dhe verifikimet e pafundme. Në çështjen “Phillips”, 12,000 emra u shqyrtuan deri në gjetjen e vrasësit të dyshuar.

Me gjasë, atë natë ai i mori vajzat për një udhëtim me makinë dhe më pas i qëlloi për vdekje, pastaj u nis për t’u larguar derisa u bllokua nga stuhia. Për momentin, motivi i vrasjeve nuk është specifikuar.

SI

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In