• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ne kemi fituar dhe PS ka humbur”! Basha vazhdon flet përçatë nga Kukësi, tallet dhe kërcënon Ramën për vitin “zero”: Unë do të të mund një ditë thellë

30/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Ne kemi fituar dhe PS ka humbur”! Basha vazhdon flet përçatë nga Kukësi, tallet dhe kërcënon Ramën për vitin “zero”: Unë do të të mund një ditë thellë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Dibrës, kryetari aktual i Partisë Demokratike vazhdoi fushatën e zgjedhjeve në Kukës dhe Has, ku kërkoi votën e demokratëve.

Sipas Bashës, pasi votuan PD-në në zgjedhjet e 25 prillit, qeveria po hakmerret ndaj tyre.

“Unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogëluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë”.

Kryetari i opozitës, thotë se rotacioni nuk bëhet duke ndryshuar pushtetin, por duke luftuar për shqiptarë.
“Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët , të luftosh për shqiptarët.

Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutitë e votimit dhe votuan ndryshimin.
Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri”.

Nga Hasi, kryedemokrati theksoi sërish se nuk ka më kompromise me kryeministri Edi Rama. Ai zotohet se pas zgjedhjeve të 13 qershorit në PD, do të vazhdojë “betejën për rrëzimin nga pushteti të Ramës”.

“Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos t’i shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë.

Le të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, le të mos bëjmë asnjë kompromis me atë që gjoja na shtrin dorën për bashkëpunim pa vija të kuqe sepse e di se çfarë kanë bërë. Krimin më të rëndë ndaj shqiptarëve do të na bëjë bashkautorë në krim, të na mbyllë gojën, por është po këahtu tregues i frikës që ka, frikës që ka hajduti i shpresës së shqiptarëve”.

Basha kërkoi votën e demokratëve kuksianë, që të vazhdojë drejtimin e partisë, drejt betejës që ka nisur, siç thotë ai.
“Unë kam ardhur sot t’ju krkoj të jemi të bashkuar e të dalim të bashkuar nga 13 qershori dhe ju kërkoj po kështu të më lejoni të vazhdoj t’ju udhëheq deri në fitoren e kësaj beteje”.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In