• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bujar Nishani thumbon Bashën dhe shpurën e tij: Në PD janë komod disa persona që bëjnë biznes me qeverinë

29/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Bujar Nishani thumbon Bashën dhe shpurën e tij: Në PD janë komod disa persona që bëjnë biznes me qeverinë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes. Kemi ardhur duke e rrudhur partinë.

Mund të ketë 1, 2, 3, 4 apo 5 persona që mund të jenë komodë në opozitë, që mund të bëjnë biznese me qeverinë dhe s’i luan kush, por ne na preukupon fati i një shoqërie”. Kështu deklaroi sot nga Korça kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani në krah të kandidates për postin e kryetares, Edith Harxhi.

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Nishani përpos Ramës, kishte akuza direkte për Lulzim Bashën për mungesën e ngjalljes së besimit dhe frymëzimit për 25 Prillin, por edhe për procesin e zgjedhjeve brenda partisë.

“Me të drejtë gjithë kush prej nesh do të rendisë vështirësitë, padrejtësitë, dhunën e një pushteti, manipulimin, blerjen e votës, influencën e pushtetit. Biem dakord që ky është realitet, por duhet të shikojmë edhe tek vetja.

Historia e zhvillimeve shoqërore në cdo vend të botës por edhe në Shqipëri ka treguar që kur një opozitë arrin të motivojë, të fitojë besimin e shumicës së qytetarëve atëherë qytetarët derdhen në qendrat e votimit pa marrë parasysh shantazhin dhe bën përmbysjen që dëshiron. Kemi përgjegjësinë ti shikojmë të dyja anët e medaljes.

A do të mbetemi peng dhe të dorëzohemi pafundësisht te njëra anë e medaljes apo do të reagojmë duke marrë në konsideratë edhe anën tjetër?

Unë jam i bindur që ky regjim që e ka kapur Shqipërinë, ne nuk mundemi që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike, vetëm përmes ekzistencës, por mund ta rrëzojmë përmes aktivitetit dhe unë mendoj që këtu duhet të fillojë analiza, diskutimi dhe projektimi i një të nesërme, pasi nuk do të kishte asnjë vlerë nëse do të mbetemi peng i të djeshmes.

E quaj spekulative tezën fitoi Rama apo pati masakër elektorale. Është po aq e keqe sa manipulimi që ka bërë Rama gjatë zgjedhjeve, të manipulosh tani demokratët. Pyetja është a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet? Kjo është të fyejmë inteligjencën e njëri tjetrit dhe të ngacmojmë përtej limiteve ndjeshmëritë emocionale të demokratëve. Për ta rrëzuar Ramën duhet të luftojmë brenda sistemit” tha Nishani.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In