• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mesazhi emocionues i gazetarit Ilir Ikonomi përpara se të lë detyrën: Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë

29/05/2021
in Aktualitet
A A
Mesazhi emocionues i gazetarit Ilir Ikonomi përpara se të lë detyrën: Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka mbajtur dje një mesazh tepër emocionues teksa ka përshëndetur teleshikuesit për herë të fundit.

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.

Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota.

Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor.

Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time.

Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqija. Ne do t’ju themi të vërtetën.”

Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë. Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë.

Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje.

Për Zërin e Amerikës, unë jam Ilir Ikonomi.

Natën e Mirë!”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In