• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkërmoqet LSI, Monika Kryemadhi “braktis” partinë, PD e distancuar gjatë betejës në KAS, nisin sulmet dhe akuzat

29/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shkërmoqet LSI, Monika Kryemadhi “braktis” partinë, PD e distancuar gjatë betejës në KAS, nisin sulmet dhe akuzat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nisin konfliktet mes LSI dhe PD, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Partia e presidentit, duket se është në të njëjtën linjë me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ka kritikuar dje demokratët, sa i takon betejës në KAS.

Dy ditë më parë, Berisha doli kundër afrimit të zgjedhjeve në PD, duke kërkuar që fokusi të jetë tek “masakra zgjedhore” e 25 prillit. Për të njëjtën gjë, dje ka folur edhe ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Partia Demokratike është më shumë e fokusuar në procesin e zgjedhjeve brenda partisë, sesa tek beteja e nisur në KAS për zgjedhjet.

Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim, u braktis në përballjen e drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama. “Të gjitha energjitë tona janë të fokusuara në zbardhjen e së vërtetës për masakrën e 25 prillit. Ka qenë një masakër e mirë organizuar muaj më parë, duke filluar me përdorimin e administratës publike dhe parave publike. Partia Demokratike, është në një garë të brendshme dhe nuk dua të ndikoj.

LSI u la në përballje frontale të drejtpërdrejtë me rilindjen. LSI i përballoi të gjithë kundër të gjithëve. Të tjerët nuk arritën. Zoti Basha dhe PD janë fokusuar në një proces të brendshëm, kurse LSI është fokusuar në zbardhjen e kësaj masakre”, tha Braimllari. Ndër të tjera, ai u shpreh se qeveria kërkon që të heqë vëmendjen nga ajo që ai e cilësoi si “masakra e 25 prillit”, duke kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Braimllari theksoi se, LSI do të vazhdojë që t’i shkojë deri në fund betejës së nisur për zgjedhjet.

“Analistët e sponsorizuar drejtpërdrejt nga Edi Rama, duan të heqin vëmendjen nga masakra e 25 prillit, siç është edhe Komisioni i Metës. Pse nuk flasin për masakrën e 25 prillit? Pse nuk e ngre zërin për këtë gjë? Jo të përdoren politikisht për të goditur LSI. Ne jemi në vazhdimësi të procesit. Në qëndruam në bllok dhe LSI është një forcë e sakrificës, që sakrifikon në emër të një marrëveshje dhe të një morali politik”, tha Braimllari.

Shkërmoqja e LSI

Partia e Monika Kryemadhit duket se po shkërmoqet totalisht. Beteja në KAS i rezultoi e dështuar dhe nuk po arrin të korrë sukses në asnjë qark. Përveç kësaj, Monika Kryemadhi ka ikur në SHBA dhe nuk po merret fare me partinë duke e braktisur në një farë mënyrë. Që pas disfatës në zgjedhje ajo nuk po reagon më. Nga ana tjetër edhe Meta po qëndron i distancuar. Ndërkohë vetë Braimllari e pranoi dje se PD i ka lënë në baltë në betejën kundër 25 prillit, çka tregon dhe një distancim të PD nga LSI.

Basha vijon takimet

Teksa LSI është e përqendruar te beteja që ka në KAS, lideri demokrat Basha ka vijuar dje me takimet në kuadër të zgjedhjeve në PD. Ai ishte në Vlorë. “Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtë se këtu, në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi.

Pavarësisht prej mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, duhet të jeni të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet tona, të misionit historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë”, deklaroi ai. Ndër të tjera, Basha u shpreh se kundërshtari politik në zgjedhje bëri sipas tij “masakër zgjedhore”. Ai vijoi më tej duke thënë se PD ishte në atë betejë, për gjithë shqiptarët dhe për ata që donin ndryshimin.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In