• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sulmoi Bujar Nishanin, ish- deputeti i PD “dush të ftohtë” Bashës: Tipike komuniste, demokratët duhet të bëjnë “urraa” dhe të thërrasin “Basha! Basha! Basha!”

28/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Sulmoi Bujar Nishanin, ish- deputeti i PD “dush të ftohtë” Bashës: Tipike komuniste, demokratët duhet të bëjnë “urraa” dhe të thërrasin “Basha! Basha! Basha!”

Kryetari i PD Lulzim Basha, Bujar Leskaj, Bujar Nishani, gjate nje ceremonie me rastin e 28 vjetorit te krijimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nDP Leader, Lulzim Basha, Bujar Leskaj, Bujar Nishani, Sali Berisha, during a festive ceremony organised to mark the 28th anniversary of the founding of the Democratic Renaissance, RD, a newspaper of the Democratic Party.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish deputeti demokrat Sherefedin Shehu i ka bërë “dush të ftohtë” kreu të PD në detyrë Lulzim Basha, në lidhje me reagimet kundër ish-Presidentit Bujar Nishani.

Zoti Nishani ka ngritur zërin duke thënë se nuk është koha për zgjedhje në PD, deklaratë kjo e mbështetur edhe nga ish Kryeministri Sali Berisha.

“Edhe Dr. Berisha e tha që nuk është koha për zgjedhje në PD. Ky prononcim i liderit historik të PD-së konfirmon qartë se informacioni apo deduksioni i ish Presidentit Bujar Nishani që “shpejtimi i zgjedhjes së Kryetarit të PD-se i intereson vetëm z. Basha” është i saktë”, është shprehur Shehu.

Më tej Shehu është ndalur tek kundërpërgjigja e Bashës ndaj Nishanit, i cili i tha se ka ditur që Berisha do të shpallet non-grata nga SHBA.

Sipas Shehut, reagimi i z. Basha tregon se ai ka komplekse dhe ka filluar të vuajë edhe nga “deliri i madhështisë” apo “kulti i individit” siç i thonë komunistët.

“Ndërsa kundërpërgjigja e z. Basha më la një shije të hidhur për gjuhën tipike komuniste të përdorur dhe unifikimin e Kryetarit me Partinë. Në kundërpërgjigjen e tij ai u thotë anëtarëve të PD-së, se Kryetari i Partisë nuk duhet kritikuar apo anatemuar edhe kur ai “ja fut kot” sepse, sipas tij, kështu përçahet Partia.

Pra, sipas z. Basha, Kryetari (Ai) është vetë Partia dhe demokratët duhet që ta adhurojnë atë dhe të sillen ndaj tij njëlloj siç silleshin anëtarët e partisë komuniste ndaj Leninit dhe Enver Hoxhës. Ose e thënë më shkoqur demokratët duhet që vetem të bëjnë “urraaaaa” dhe të thërrasin “Basha! Basha! Basha!”

Kundërpërgjigja e z. Basha më la shije të hidhur edhe për vulgaritetin e komunikimit”, është shprehur Shehu.

Ish deputeti demokrat retorikën e Bashës ndaj Nishanit, e konsideron si gjuhë urrejtjeje.

“Ai i drejtohet ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë drejtpërdrejt me emrin “Bujar Nishani”. Kjo për mua është gjuhë urrejtje dhe tregon mungesë të theksuar etike nga Kryetari injë Partie që është Demokratike.

Edhe komunistët dhe socialistët i drejtohen udhëheqësve të tyre me parashtesën “shoku” ndërsa demokratët i drejtohen kujtdo që nga qytetari zakonshëm deri tek udhëheqësi më i lartë me parashtesën “zoti”.

Ndërsa në rastin e z. Nishani i cili ka qenë President i Republikës sipas standarte të vendeve demokratike ai duhet të quhet gjithmonë “President” dhe i duhet drejtuar me “z. President”.

Prandaj referimi si “Bujar Nishani” në polemikën e z. Basha me ish- Presidentin e Shqipërisë është shfryrje dufi dhe nuk respekton as standartin minimal të komunikimit njerëzor sipas të cilit duhej ti drejtohej si “z. Nishani”.

Përveç këtij fakti, z. Nishani është edhe President i Këshillit Kombëtar të PD-së që në hierarkinë e qeverisjeve demokratike, konsiderohet si post më i lartë se ai i Kryetarit të PD-së”, ka deklaruar Shehu për CNA.al.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In