• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Hapja e “21 Janarit” shenjë se do të goditen të korruptuarit, Berisha i pari që duhet të hetohet

28/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela: Hapja e “21 Janarit” shenjë se do të goditen të korruptuarit, Berisha i pari që duhet të hetohet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar ditën e djeshme vendimin e SPAK për rinisjen e hetimeve të “21 Janarit”.

Ngjela u shpreh se vrasjet e “21 Janarit” janë një krim historik ku ngelën të vrarë 4 veta prandaj procesi duhet të hapet i gjithi. Ai tha se rihapja e procesit është një shenjë e mirë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas Ngjelës, kjo është një gjë shumë e mirë pasi jep besim. “Duhet të hapet i gjithë procesi, janë vrarë katër veta. Në një protestë ku nuk kishte përplasje mes shtetit dhe qytetarëve.

Edhe sikur të kishte, nuk vriten njerëzit. Është krim historik. Hapja e gjithë këtyre proceseve është shenjë e mirë e luftës së drejtësisë kundër krimit dhe korrupsionit. Është diçka shumë e mirë, na jep besim. Se ky ka qenë një shtet i pushtuar nga krimi”, u shpreh Ngjela. Ai tha se pushteti gjyqësor i asaj kohe ka qenë i mbuluar nga krimi dhe nga korrupsioni prandaj vetëm SPAK mund të merrte hapa të tillë për të zbardhur drejtësinë.

Ngjela u shpreh se ekspertiza kombëtare dhe hetimet profesionale do të bëjnë të mundur që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Sipas avokatit i pari që duhet hetuar është ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. “Pushteti gjyqësor shqiptar ka qenë i mbuluar nga krimi, vetë i përfshirë në krim përmes korrupsionit. Dalja e SPAK në skenë, e cila është e kontrolluar në funksion të drejtësisë, do ta ndërmerrte këtë hap. Se ajo është një ngjarje me efekte negative në histori.

Do kemi ekspertizë ndërkombëtare dhe do shohim një hetim profesional dhe ne shqiptarët të krijojmë kështu besim te drejtësia. Duhet të hetohet Berisha i pari dhe pastaj dhe ministri i Mbrojtjes”, tha Ngjela. Kujtojmë se edhe më parë Ngjela e ka paralajmëruar që SPAK do ta rihapte dosjen. Ai është shprehur se SPAK është në interes të shqiptarëve prandaj do të zbardhë të vërtetën e kësaj çështjeje. Sipas avokatit dosja e “21 Janarit” dhe e Gërdecit do të merren në dorë nga specialistët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga FBI amerikane.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In