• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U shpall i padëshiruar për SHBA, zbulohet arsyeja që Berisha do ngelet pa mandat në shtator

25/05/2021
in Aktualitet
A A
“Doktor Mortja” me Sonilën e “Becchettit” numërojnë viktimat nga Covid-19 nga Gjiri i Lalzit dhe studio e Ora News!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha do e ketë shumë të vështirë të marrë mandatin e deputetit në muajin shtator. Ai e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati pavarësisht se u shpall i padëshiruar nga amerikanët. Por pyetja që shtrohet është: A e ka në dorë Berisha marrjen apo jo të mandatit?

Vendimi i amerikanëve mund të ishte publikuar në çdo moment, por doli vetëm tani. Dyshimet janë se qëllimi i tyre është që Berisha të mos jetë pjesë e Parlamentit të ri. Nëse shohim deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për Tom Doshin, ajo e ka bërë të qartë se amerikanët nuk duan të shohin deputet një individ që akuzohet për korrupsion prej tyre. Për këtë arsye Berisha duket se do ketë një luftë të fortë për të mbajtur mandatin e tij.

Sipas informacioneve, institucionet pritet të vihen në lëvizje kundër tij në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Gazeta ka mësuar se, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk nis procedurat e verifikimit të ligjshmërisë së mandatit të Berishës, do të jenë socialistët ata që do i drejtohen Komisionit dhe do të kërkojnë që atij të mos i jepet mandati në shtator.

Pra duket se do të ndiqet e njëjta skemë që ndoqi PD me Tom Doshin. Ishte PD që vuri në lëvizje KQZ dhe kjo e fundit ka kërkuar të dhëna nga prokuroria. Por duket se precedenti “Doshi” do të fundosë Berishën. Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacione nga ambasada amerikane kundër tij, ndërsa priten të dhënat nga Interpol dhe në fund informacionet do i dërgohen KQZ, e cila do të argumentojë nëse do kemi vendimmarrje. Por edhe pse Doshi ka dhënë dorëheqjen, pritet që KQZ të marrë një vendim dhe me shumë gjasë do të jetë ai i ndalimit për të kandiduar. Nëse ndodh kjo, atëherë do kemi precedentin që do të sjellë dhe largimin e Berishës.

Parashikimet në ligj

Ligji i dekriminalizimit është fokusuar kryesisht te personat e dënuar, mirëpo ka dhe një përcaktim ku ndalon kandidimin e individëve që janë dëbuar nga shtetet e BE, SHBA, Kanadaja dhe Australia. Bëhet fjalë për nenin 2, pika 2/b i cili thotë:

“Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”.

Pika 1 që përmendet aty ka të renditura veprat penale që nëse janë kryer nga një individ atij i ndalohet kandidimi. Përveç shumë veprave penale, aty janë dhe nenet 244, 245, 248, 248/a, 259, 260, 319, 319/ç që kanë të bëjnë me korrupsionin. Nëse shohim vendimin e DASH, Berisha akuzohet për korrupsion.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shprehej Sekretari Amerikan i Shtetit.

Pra ligji i dekriminalizimit ka hapësira që mundësojnë largimin me forcë të Berishës nga Parlamenti. Precedenti “Doshi” pritet t’i kthehet në bumerang PD-së dhe ai që do e pësojë është ish-kryeministri./SOT

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In