• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fati i Metës varet nga Kushtetuesja: Ambasada e SHBA mesazh anëtarëve për çështjet e bujshme! Gjykata goditje presidentit për letrat shantazhuese

22/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Fati i Metës varet nga Kushtetuesja: Ambasada e SHBA mesazh anëtarëve për çështjet e bujshme! Gjykata goditje presidentit për letrat shantazhuese
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të qartë Gjykatës Kushtetuese sa u takon çështjeve të bujshme.

Kjo gjykatë ka nisur të funksionojë dhe aty do të ketë disa përballje mes qeverisë dhe Presidencës, por beteja më e fortë do të jetë ajo e shkarkimit të presidentit.

Javën që vjen pritet të vuloset shkarkimi i tij dhe dosja do të shkojë më pas në Kushtetuese, e cila do të interpretojë pretendimet e mazhorancës dhe përcaktimet kushtetuese. Dosje të rëndësishme të tjera janë edhe ajo për shembjen e teatrit apo mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Dje ambasadorja Yuri Kim reagoi duke shpërndarë një deklaratë të Gjykatës Kushtetuese, duke dërguar një mesazh për të gjithë, si për gjyqtarët ashtu dhe për palët në procese. “Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Çështje edhe më të vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan Yuri Kim.

Mesazhi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese doli me një deklaratë për mediat ku i paralajmëroi të gjitha palët se duhet të respektojnë vendimet e saj. Pra duket se Kushtetuesja po paralajmëron vendime të forta dhe ua ka bërë të gjithëve të qartë se nuk duhet të ketë presione e sulme ndaj tyre.

Por qëndrimi i saj duket se është edhe një mesazh ndaj presidentit. Ky i fundit pak ditë më parë sulmoi Kushtetuesen përmes një letre, duke dalë kundër vendimit të saj mbi padinë e KLSH për ligjin e financimit të pushtetit vendor. “Gjykata rithekson rëndësinë që ka pranimi nga kushdo i forcës detyruese të vendimmarrjes së saj, bazuar në nenin 132 të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Çdo lloj vendimmarrje e kësaj gjykate, qoftë njëzëri ose me shumicë të votave, është dëshmi e një procesi mendimesh e qëndrimesh të gjyqtarëve kushtetues, sipas bindjes së brendshme të bazuar në Kushtetutë, integritetit dhe paanësisë së gjyqtarit kushtetues ndaj çdo ndikimi të mundshëm të faktorëve të tjerë. Nga ana tjetër, çdo lloj vendimmarrje në kushtet e diversitetit të mendimeve e ushqen njëlloj procesin e pasurimit të vazhdueshëm të jurisprudencës dhe doktrinës kushtetuese”, shprehet gjykata.

Bilanci

Në reagimin e saj, Kushtetuesja ka hedhur dritë dhe mbi çështjet që janë shqyrtuar prej saj. Sipas deklaratës, pas bërjes funksionale ka nisur puna për të ulur sa më shumë stokun e dosjeve. “Një prej veprimtarive administrative më të rëndësishme është miratimi i Dokumentit të parë Strategjik të Gjykatës Kushtetuese, si udhërrëfyes institucional për arritjen e standardeve më të larta në ushtrimin e funksioneve të saj me profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri.

Gjatë kësaj periudhe, volumit të çështjeve në pritje për shqyrtim, Gjykata i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve”, thuhet në reagimin e Kushtetueses.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In