• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I dyshuarit numër 2 si “non grata” Vasili sulm SHBA-së në mbrojtje “sovranitetit dhe dinjitetit”… të Berishës, Metës dhe vetes

22/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
I dyshuarit numër 2 si “non grata” Vasili sulm SHBA-së në mbrojtje “sovranitetit dhe dinjitetit”… të Berishës, Metës dhe vetes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë vendosur të heshtin pas shpalljes ‘non-grata’ nga DASH të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë që përflitet se pas Berishës, radhën e ka Ilir Meta, ka ardbur edhe reagimi i parë nga partia e Presidentit, zv.kryetari Petrit Vasili.

E plotë:

Sovraniteti dhe dinjiteti dimensione, qe nuk falen kurre!

Sovraniteti dhe dinjiteti nuk jane gjendur kurre me pare nen nje sulm kaq te eger ne Shqiperi.

Gjithfare duarsh te brendshme e te jashtme antishqiptare jane versulur mbi keto dy dimensione, qe kane mbajtur dhe mbajne gjalle Shqiperine dhe shqiptaret ne qindra vjet.

Jashte tyre Shqiperia eshte thjesht asgje.

Neperkembja, perdhosja dhe venia poshte kembeve e dinjitetit per ta zevendesuar me neshtrimin poshterues, te bindur, pa goje e pa veprim, ky eshte synimi i vetem i rilindjes dhe i te gjithe aksesoreve te saj vendas apo te huaj.

Realizimi i kesaj permes strategjise qe: thashethemi shnderrohet ne fakt per kundershtaret dhe fakti shnderrohet ne thashethem per veten, kjo eshte nje nga rruget per te goditur e asgjesuar dinjitetin.

Trysnimi i eger, asfiksues propagandistik i dinjitetit permes medias se kapur ka synim te vetem mbylljen e gojes dhe fshehjen e se vertetes dhe rrenimin e cdo norme morale, qe sherben si nje gardian i forte i brendeshem i gjithsecilit per te mos shkare ne veprime qe demtojne shume rende komunitetin dhe vendin.

Goditja e sovranitetit eshte edhe me forte, shume me sofistikuar dhe e paguar shume fort e pa kursim.

Per rilindjen Shqiperia eshte thjesht nje vend pa asnje sovranitet, qe mund te shitet e blihet lirisht boll qe te mbushen xhepat e pangopur te saj.

Ndaj cdo person apo segment i shoqerise, qe mbron sovranitetin goditet me cdo mjet e me cdo menyre.

Shitja e interesit kombetar duke filluar qe nga kufijte detare e toksore si dhe cdo pasurie publike prej rilindjes ka kundershtare vetem sovranistet me dinjitet, ndaj edhe sulmi mbi ta eshte i pacipe, i eger dhe i paguar fort.

Perdorimi i lig dhe mafioz prej rilindjes i teorise si: “Shqiperia eshte vend i vogel dhe i varfer dhe ka nevoje per koncesione hajdute gjithfaresh qe te mbijetoje” eshte teori vetem per te justifikuar rrejshem ne publik shitjen e tmerrshme te saj, eshte gjithashtu nje teori banditesh per te mbuluar zhbërjen e vendit dhe nxjerrjen e Shqiperise ne ankand.

Nuk ka vend te vogel dhe vend te madh, nuk ka lider te madh dhe lider te vogel, nuk ka njerez te dores se pare dhe njerez te dores se dyte, ka vetem vende qe qeverisen nga lider, qe respektojne kushtetuten dhe ligjin dhe njerez me te drejta te barabarta pavarsisht se ku jetojne dhe sa i madh a i vogel eshte vendi ku jetojne.

Secili popull eshte pergjegjes per fatet e tija dhe askush jashte nesh nuk mund te beje sikur e do Shqiperine me shume se ne dhe te vendose per ne!

Shume te huaj, qe thjesht ndertojne karieren tek ne dhe e kane Shqiperine nje plus me shume ne karieren e tyre, s’mundet kurre as te imponojne dhe as mund te shesin dashuri madheshtore hipokrite per Shqiperine, qe nuk i beson askush.

Sovranistet me dinjitet jane garantet e vetem te integritetit te Shqiperise dhe shqiptareve per sot dhe per dhjetra vjet me pas, ndaj vetem ata kane te drejten te na udheheqin.

Ndersa me pazarxhinjte rilindas, qe ja kane shitur veten interesave me te errta antishqiptare dhe kane nxjerre interesat e Shqiperise ne mes te kater rrugeve, beteja eshte dhe do te jete pa kthim.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In