• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

12 qershori i PS-së, përballë 13 qershorit të PD-së

17/05/2021
in Blog
A A
12 qershori i PS-së, përballë 13 qershorit të PD-së
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

“Rastësia” e lënies së zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike më 13 qershor, ka krijuar një hapësirë interesante për një duel politik në përplasjen që datat ofrojnë për axhendën politike në vend.

Siç e ka bërë të ditur vetë Edi Rama, Partia Socialiste mbledh më 12 qershor Kongresin e saj të jashtëzakonshëm, ku do të shpallë programin politik për “Shqipërinë 2030” dhe qeverisjen e re, si dhe do të zgjedhjë Asamblenë e re Kombëtare të PS-së, si dhe kryesinë e re.

Një zhvillim që do të ketë vëmendjen e publikut më shumë se kush do të largohet dhe kush do të rrijë në ekipin drejtues të PS-së, e nga kjo do të shikohet edhe logjika e formimit të qeverisë së re, e cila megjithatë do të ketë kohë të formësohet.

E brenda kësaj logjikë të zhvillimit të rëndësishëm të mazhorancë, 12 qershori rastësis me 30 vjetorin e PS-së, e siç e ka bërë të ditur Rama, do të jetë një takim i rëndësishëm i të gjithë brezave që formësuan këtë forcë politike.

Ku sipas të gjitha gjasave do të jetë Fatos Nano dhe grupi i profesorëve që drejtoi në fillim PS-në. Një evend që sipas gjasave do të marrë më shumë vëmendje se e zakonshmja, për disa arsye.

E këtu në këtë ditë, siç ka ndodhur tashmë prej vitesh do të përmendet edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, i cili ka rastisur të lindë në ditën e themelimit të partisë që ka rivalen kryesore politike.

Një event që Basha e ka marrë si një “problem gjenetik-politik”, por që në fakt nëse do ta kishte shfrytëzuar siç duhet do ta kishte pasur si një armë të rëndësishme të PR për të ndërtuar lidershipin e vet.

Për këtë ditëlindje, pra që ka lindur në ditën kur është themeluar Partia Socialiste, Lulzim Basha nuk ka folur asnjëherë, kur mund të ishte një “ganxhë politike” ku te lishte lidhur “litarin e protagonizmit” për tu ngjitur në majë.

Por mënjanimi, shmangja, rrëshkitja, siçc ka bërë edhe me datën e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, tregon pikërisht për karakterin dhe formimin e Bashës.

Ndryshe nga ç’ka bërë në 2013 dhe 2017, që zgjedhjet për kreun e PD-së i ka bërë në pjesën e dytë të korrikut, kësaj radhe ka zgjedhur 13 qershorin, duke i afruar edhe më e ngushtuar jo pak kohën e fushatës në degë e struktura të partisë në bazë.

Po përse Basha vendosi 13 qershorin dhe jo një javë më pas, apo më përpara, pasi i kishte mundësitë që të shmangte “xingun” me PS-në.

Xing i thënshin, pasi nëse vërtetë Basha do të donte t’I merrte Edi Ramës protagonizmin e 12 qershorit, të shpallte datën e zgjedhjeve në PD pikërisht në këtë datë kur dhe ka ditëlindjen e tij, ngaqë 2 herë i ka lënë zgjedhjet në ditëlindjen e Astrit Patozit.

E ta çonte deri në fund sfidën për ta mundur PS-në politikisht në ditën e saj, në 30 vjetorin e saj, që rastësisht është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës. Do të ishte një sfidë interesante, ku publiku do të gjykonte se kush nga dy partitë e mëdha i jep shoqërisë mesazhin më të rëndësishëm që ajo pret prej tyre.

Por ka zgjedhur ditën pas, ditën tjetër, duke qënë metaforikisht një “postfestival” i shovv-ut që Rama pritet ta kurojë me detaje.

Një metaforë tipike e logjikës politike të Lulzim Bashës në krye të opozitës, që deri tani ka qenë gjithmonë një hap prapa Edi Ramës, një hap prapa, nismës së mazhorancës së PS-së, e natyrisht mjaft larg pritshmërisë së shoqërisë.

Numrat, edhe pse nuk janë pjesa më e fortë e Bashës, tregojnë një realitet më shumë se matematik. Siç është 12-a me 13-n. Po kush do të donte të garonte për kryetarë të PD-së në një datë ters; aq më shumë që i bie të dielën…

TemA

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In