• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS hap sot dosjet kundër Metës: Anëtarët pajisen me certifikata sigurie për informacionet “top sekret” ! Nesër seancë dëgjimore me presidentin

17/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
PS hap sot dosjet kundër Metës: Anëtarët pajisen me certifikata sigurie për informacionet “top sekret” ! Nesër seancë dëgjimore me presidentin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste pritet që brenda kësaj jave të mbyllë hetimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Pas disa mbledhjesh dhe diskutimesh, sot Komisioni Hetimor i ngritur do të hapë dosjet kundër presidentit Meta.

Sipas informacioneve, në tryezën e komisionit hetimor kanë mbërritur informacione nga institucionet ligjzbatuese mbi veprimtarinë dhe deklaratat e bëra nga kreu i shtetit, të cilat tashmë do të hapen nga anëtarët për të mësuar dhe evidentuar shkeljet që mund të ketë kryer presidenti Meta para, gjatë fushatës dhe në ditën e heshtjes zgjedhore sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se dosja e parë që pritet të hapet është ajo që Autoritet i Mediave Audiovizive ka dorëzuar pranë Komisionit Hetimor lidhur me deklaratë dhe thirrjet e bëra nga zoti Meta. Mbledhja e komisionit do të mbahet në orën 13:00, ndërsa mes të tjerash ty do të prezantohet dhe eksperti konstitucionalist Artan Spahiu. “Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021;

Marrja e detyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu; Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive; Çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Anëtarët pajisen me certifikata sigurie

Por gazeta ka mësuar se pjesë e diskutimeve në Komisionin Hetimor pritet të jenë edhe informacionet top sekret që institucione si Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dorëzuar.

Mësohet se disa anëtarë të Komisionit Hetimor që janë pjesë e Komisionit të Sigurisë kanë certifikata sigurie, ndërkohë që edhe anëtarët e tjerë janë pajisur me certifikata, të cilat sipas ligjit iu lejon që të njihen me informacionet të quajtura ndryshe “top sekret”, që disponohen nga SHISH dhe SPAK, sikundër është rasti që ka të bëjë me veprimtarinë e presidentit Meta.

Pra, burime nga Komisioni Hetimor, theksuan se tashmë anëtarët janë pajisur me certifikata sigurie dhe e kanë të lehtë që të jenë prezentë gjatë kohës që do të hapen informacionet sekrete. Thënë ndryshme mazhoranca tashmë ka hyrë në një fazë që po hap dosjet kundër presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse në mbledhjen e komisionit hetimor dhe që do të hapen informacionet top sekret, do të jenë prezent kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke qenë se një kërkesë të tillë e artikuloi në mbledhjen e komisionit hetimor, nënkryetari Myslim Murrizi.

Nesër seancë dëgjimore me presidentin

Megjithatë, ndërsa hapja e dosjeve dhe provave që Partia Socialiste ka kundër kreut të shtetit ka rëndësinë e saj, sytë e mbledhjes së Komisionit Hetimor pritet të jenë nesër, ditë kur është thirrur presidenti Ilir Meta për të dëshmuar. Nesër është 18 maj dhe kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni pak ditë më parë bëri me dije se në këtë ditë do të thirret për të dëshmuar para anëtarëve dhe parashtruar variantin e tij, presidenti Meta. Kështu që, nisur për nga vëmendja e madhe që ka prania e Metës në komisionin hetimor, mbetet të shihet nëse kreu i shtetit do ta refuzojë seancën dëgjimore dhe Komisionin Hetimor të ngritur për të apo jo.

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In