• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prapaskenat! Ja lehtësirat e para që Rama do t’i ofrojë Bashës: Si do shkohet në zgjedhjet vendore dhe strategjia me presidentin e ri

17/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Prapaskenat! Ja lehtësirat e para që Rama do t’i ofrojë Bashës: Si do shkohet në zgjedhjet vendore dhe strategjia me presidentin e ri
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatori pritet të sjellë një frymë të re politike në vend. Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë kryeopozitarit Lulzim Basha dorën e bashkëpunimit dhe sinjalet janë se Parlamenti i ri do të ketë më pak debate dhe më shumë lehtësira nga ana e socialistëve.

Deri më tani jemi mësuar me një opozitë që refuzon çdo ligj të mazhorancës, me bojkote të seancave dhe me protesta apo me sulme fizike në sallë, por socialistët kanë vendosur të vijnë ndryshe në këtë sesion parlamentar. Vetë Rama ka kërkuar bashkëpunim me opozitën dhe sipas sulmeve do të jetë vetë kryeministri, i cili do të tentojë të pjekë terrenin për një frymë të re politike në vend.

Në prapaskenë ftesa e Ramës ndaj Bashës cilësohet si sinjal për bashkëqeverisje, por sipas informacioneve do të duhet shumë punë për të shkuar te ndarja e qeverisë. Ajo që do të tentojë PS është që të kemi një bashkëpunim më shumë fusha dhe në fund nëse PD do që të bashkëqeverisin, atëherë mazhoranca do e pranojë diçka të tillë.

Lëshimet e PS

Dy elementet e parë ku PS dhe PD pritet të bashkëpunojnë është presidentit i ri dhe zgjedhjet vendore. PS ka nisur procedurat e shkarkimit të Metës. Edhe pse fjalën e fundit do e thotë Kushtetuesja, sido që të vijnë punët, në pranverën e vitit që vjen nisin procedurat për presidentin e ri.

Për presidentin e ri PS pritet të konsultohet fillimisht me PD, por në prapaskenë flitet se Rama do i lërë dorë të lirë Bashës të zgjedhë një emër, me kushtin që ai të mos jetë nga radhët e PD, por një personalitet nga jashtë politikës. Zgjedhjet vendore janë elementi i dytë i bashkëpunimit. Momentalisht kemi 5 bashki pa kryetarë, më konkretisht: Bashkia Shkodër, Bashkia Vorë, Bashkia Durrës, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kavajë. Presidenti nuk i njeh zgjedhjet dhe nuk nxjerr dekret për zgjedhje të parakohshme aty. Por me shkarkimin e Metës situata do të ndryshojë dhe me shumë mundësi do kemi zgjedhje të reja vendore.

Së pari do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse presidenti kishte të drejtë kur anuloi zgjedhjet apo jo. Sipas të gjithë juristëve, Meta nuk mund të anulonte zgjedhjet dhe kjo do të thotë se Kushtetuesja mund të lërë në fuqi kryetarët aktualë të bashkive. Nëse ndodh kjo, gazeta ka mësuar se përveç 5 bashkive në fjalë, Rama do çojë në zgjedhje dhe disa bashki të tjera, sidomos bastione të PD.

Krerëve të bashkive do u kërkohet dorëheqja dhe me shumë mundësi në një pjesë të madhe të bashkive do kemi zgjedhje, të cilat pritet t’i dekretojë presidenti i ri. Një element tjetër është kreu i ri i Kuvendit, i cili mund t’i jepet PD. Por kjo do të ndodhë në një fazë të mëhershme, nëse palët bien dakord që të shkohet në bashkëqeverisje. Ndërkohë gazeta ka mësuar se PS ka në plan një sërë reformash, ku do të kërkohet bashkëpunim me PD. Pritet që të rihapet debati i reformës zgjedhore, ndërsa po ashtu do të tentohet konsensus për çdo ligj dhe për çdo emërim që do të bëhet në krye të institucioneve të pavarura.

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In