• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës, më shumë se Lulzim Basha

16/05/2021
in Blog
A A
Kostoja e opozitës nga politizimi i vaksinimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Më 2017 Lulzim Basha nuk hynte në zgjedhje me pretendimin se ato duheshin shtyrë ngaqë PD nuk ishte gati.

Hyri në çadër dhe betohej se nuk do hynte në zgjedhje pa larguar Edi Ramën dhe pa i shtyrë ato. Më në fund Edi Rama u ul me të për dy tri orë, i dha ca benefice personale në raport me partinë dhe ai hyri në zgjedhje.

Më 2019, përsëriti të njëjtën gjë. Nuk hynte në zgjedhje lokale, pa ikur Edi Rama, dhe pa i shtyrë zgjedhjet. I erdhi në ndihmë dhe Ilir Meta, i cili i “çdekretoi” zgjedhjet e 30 qershorit dhe i dekretoi më 23 tetor.

Edi Rama nuk e përfilli më, po vazhdoi punën duke kryer zgjedhjet.

Pra në dy palë zgjedhje, për të cilat ka krijuar situatë dramatike, argument kryesor ka pasur shtyrjen e zgjedhjeve.

Sot, brenda dy orësh mblodhi Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, dhe pas humbjes së përsëritur të zgjedhjeve shpalli zgjedhjet e reja në PD, brenda më pak se një muaji, për ta bërë fakt të kryer rizgjdhjen e tij.

Gjithë mbështetësit e tij i ka caktuar në Komisionin e zgjedhjes së kryetarit, dhe rivali i tij i mundshëm ka kohë të bëjë fushatë nga 24 maji deri më 13 qershor, duke i kthyer zgjedhjet në një formalitet.

Pra pikën më të vështirë që Lulzim Basha ka në debatin publik, dhe që është cilësia e zgjedhjeve të 25 prillit, ai kishte mundësi ta bënte të besueshme, duke bërë vetë zgjedhje të lira, të drejta, transparente dhe një garë reale brenda PD.

Ai po bën tërësisht të kundërtën.

Së pari nuk po bën një garë të lirë, pasi as formalisht nuk ka dhënë dorëheqje nga kryetar, atë që i kërkonte në fakt pa të drejtë kryeministrit kur nuk hynte në zgjedhje. Se kryeministrat nuk japin dorëheqje para zgjedhjeve, por kryetarët brenda aprtive, po.

Madje as nuk është “ngrirë’ siç u tall herën e shkuar. Është aq i frikësuar se po doli një ditë nga zyra, mendon se nuk e lënë të kthehet, sa po bën garë me veten si kryetar.

Nuk po bën asnjë garë transparente edhe pse ajo nuk është një garë. Zgjedhjet do të drejtohen nga Jemin Gjana, i cili është kthyer në një “qen roje” të karriges së tij, duke sulmuar këdo që tenton të garojë dhe dy besnikë të tjerë të Bashës.

Por mbi të gjitha ai nuk lejoi të hapej garë reale dhe debat real brenda PD për të ardhmen e saj, duke shijuar lëpirjet e atyre që ka rrotull dhe heshtjen e Berishës.

Lulzim Basha po nxiton ta mbyllë debatin brenda PD, nga frika se zgjatja e tij do të shtojë zërat kundër.

Ai humbi rastin të përdorte zgjedhjet brenda PD, për të bërë kontrast me akuzat që bën për zgjedhjet e 25 prillit.

Sot ai provoi që nuk do lejojë zgjedhje në PD, nuk do lejojë garë dhe mbi të gjitha nuk do të lejojë të ketë rivalë realë.

Dhe kjo është një mbyllje goje për çdo ankese që ndonjë demokrat mund të ketë për 25 prillin. Zgjedhjet e 25 prillit janë ku e ka larg për nga gara, transparenca dhe standardi se këto që bën Lulzim Basha brenda PD.

Askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës më shumë se Lulzim Basha. Madje për ta kompletuar, e ka filluar fushatën me banda, duke rrahur tek dera e partisë, ata që e kritikojnë.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In