• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Sa të vështirë e ka Lulzim Basha për të vërtetuar me prova gënjeshtrat e veta

16/05/2021
in Blog
A A
“Nëse Basha do të ftohet nga SPAK, atëherë mund të zbulohen të gjitha”! Frrok Çupi tregon lëvizjen strategjike që do të shpëtonte PD-në: Përndryshe këta do të bëhen copë brenda për brenda!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Carlo Bollino

Pas një prej seancave të para përballë gjykatësit ku e kisha denoncuar për shpifje, Sali Berisha mbeti pa fjalë kur avokatët i shpjeguan se i takonte atij të dorezonte provat në gjykatë për të treguar se unë isha mafioz. “Prova? Pse tani duhen edhe prova?” pyeti i cuditur. Pikerisht se nuk kishte fakte për të treguar, Sali Berisha u dënua.

Megjithë leksionin e marrë, Sali Berisha, Lulzim Basha e bashkë me të gjithë PD-ja, nuk e kanë kuptuar ende se akuzat e lëshuara ndaj kundërshtarëve duhet të mbështeten nga fakte konkrete me qëllim që të prodhojnë pasoja. Ndërsa ata besojnë ende se një bindje e thjeshtë personale është e mjaftueshme për të dënuar të akuzuarin.

Për fat nuk është kështu, dhe të parët që kanë përfituar nga ky parim juridik, janë pikërisht ata vetë. Nëse bindjet personale do të mjaftonin për të dënuar një person, Sali Berisha do të ishte në burg për skandalin e piramidave pas trazirave të të cilave humbën jetën mbi 2500 shqiptarë, për tentativën e grushtit të shtetit me 14 shtator, apo për urdhërin për të vrarë në bulevard 4 protestues të opozitës; Lulzim Basha do të ishte në burg për skandalin e Rrugës së Kombit apo për pagesën me para të pista të lobistëve amerikanë.

Shkëlzen Berisha do të ishte në burg për tragjedinë e Gërdecit, Argita Berisha do të ishte në burg për korrupsion, bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi që do të ishte në burg për pastrim parash në pallatet e ndërtuara në Tiranë etj. etj. Pa përmendur këtu masakrën e vërtetë zgjedhore të vitit 1996 kur PD doli fituese me 106% ose vjedhjen flagrante të mandatit nga Lulzim Basha si kryebashkiak i Tiranës në 2011.

E pra, nëse ata janë të lirë dhe nuk janë dënuar kurrë, ka ndodhur sepse deri tani askush nuk ka kërkuar apo gjetur provat e duhura për t’i dënuar, domethënë të transformojnë bindjet personale të mijëra shqiptarëve mbi fajësinë e tyre, në fakte të provuara. Nëse ky princip themelor juridik vlen për Bashën dhe Berishën dhe familjen e tyre, përse pikërisht këta pretendojnë që i njëjti princip të mos vlejë për gjithë të tjerët?

Në tetë vitet në opozitë, Basha, Berisha dhe ortakë e tyre kanë sulmuar pa asnjë pushim kundërshtarët me akuza të bazuara gati gjithnjë në hamendime apo thashetheme, duke u habitur cdo herë kur dikush u ka kërkuar të japin edhe prova. E njëjta gjë po ndodh këto ditë me gjykatësit e KAS, të thirrur për të vendosur mbi rikurset e paraqitura nga PD dhe nga LSI kundër asaj që ata cilësojnë si “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

PD kërkon deri të anullojë zgjedhjet në gjithë vendin, përvec në 3 qarqe ku kanë fituar, por nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë provë që të tregojë që me 25 prill dikush ka manipuluar me të vërtetë rezultatet, skedat apo kutitë e votimit, deri në pikën sa të bëjë nul rezultatin.

“Provat” e paraqitura nuk janë prova, por shpifje, ose amendime, ose analiza politike dhe interpretime vendimesh qeveritare të marra gjatë javëve dhe muajve para ditës së votimit, vendime publike që PD ka pranuar duke marrë pjesë në zgjedhje. Pra, asnjë nga këto “prova” nuk u përket abuzimeve në mbledhjen apo në numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit, i vetmi proces mbi të cilin KAS ka kompetencë të gjykojë.

Përballë kërkesës logjike të KAS për të paraqitur “prova konkrete” mbi manipulimin e procesit zgjedhor dhe mbi numrin e votave që ky manipulim do të kishte spostuar, Lulzim Basha dhe i deleguari i tij Ivi Kaso, patën të njëjtën shprehje habie të treguar nga Berisha kur i kërkuan të tregonte prova se unë isha mafioz. Këtë herë përgjigja ishte akoma dhe më shumë habitëse: “Provat? I takon KAS-it të gjejë provat, jo neve”, bërtitën.

Eshtë e qartë që nuk i takon KAS-it të gjejë provat për të treguar se një ankesë e ndonjë subjekti politik është e bazuar apo jo, pasi KAS nuk është si SPAK që kryen hetime penale në kërkim të provave, duke ja besuar më pas një gjykatësi të tretë për t’i vlerësuar.

KAS është gjykatësi në vetëvete si në cdo proces administrativ u takon palëve të tregojnë provat e mbledhura, ndërsa gjykatësve iu takon vetëm t’I gjykojnë. Po kjo gjë PD-së nuk i pëlqen dhe përballë refuzimit të KAS për t’u shndërruar në një “SPAK zgjedhor” në dispozicion të tyre (sic bëri prokurori Hajdarmataj për shembull që përdori pushtetin e prokurorisë për të kryer hetime në shërbim të PD-së), erdhi dhe shpifja e radhës me akuzat se edhe KAS është “kapur nga Edi Rama”.

Për hir të së vërtetës më efikase dhe korrekte nga Partia Demokratike është treguar deri tani LSI, që në rikurset e veta nuk u kufizua për të kopjuar akuzat politike si opozita (totalisht të panevojshme në këtë kontekst), por është përpjekur të gjejë edhe prova mbi manipulime në procesin e administrimit të votës, duke kërkuar rinumërim të disa qendrave të votimit në Berat dhe në Durrës. Kërkesë që KAS e ka pranuar menjëherë e në të cilën tani LSI mban shpresën e fundit konkrete të rekuperojë të paktën një mandat. Përpjekje, që PD as e ka ndërmarrë, me sa duket e ndërgjegjshme se nga rinumërimi nuk do të kishte për të fituar gjë.

Basha, tashmë në mandatin e tij të tretë si opozitar, ka preferuar të vazhdojë të hedhë akuza pa prova, që ndoshta do t’i mjaftojnë të bindë militantët e tij se nuk ka faj në humbje, por që janë të kota në cilëndo gjykatë e që nuk bindin asnjë zgjedhës. Sigurisht, në botën paralele në të cilën Basha vazhdon të jetojë, amendimet e tij vlejnë edhe si prova, dhe kjo shpjegon faktin se pse atje sipër, PD i fiton gjithnjë zgjedhjet, ndërsa këtu, në botën reale, vazhdon t’i humbasë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In