• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Letër byrazerit: Na ngjirën njëherë me fitore, tani po na ngjirin me humbjen!

16/05/2021
in Humor
A A
Letër byrazerit: Na ngjirën njëherë me fitore, tani po na ngjirin me humbjen!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Zike Pallaska

Nuk merret vesh, or byrazer, këta të partisë tonë kanë humbur votat, por kanë humbur dhe torruan.

Na mblodhën. Ishim të tërë të ngjirur se atë të djelë të mallkuar, na thanë që fituam dhe ne nxorrëm gajdet dhe u çorrëm sa për dy fitore bashkë. Pastaj na thanë që fitoren na e paskëshin vjedhur që 2-3 muaj më parë.

Qe e pabesueshme, oreee! E në vend të na tregonin ata, se ku na kishin vjedhur, na kërkonim tamam neve të tregonim vjedhjet!

Oj bela!

Na pyetën se mo kishim parë lekë, apo euro, të kalonin nga dora në dorë. Unë për vete bëra be e rrufe, që përveç pagesave dhe kthimit të kusureve nëpër dyqane, nuk kisha parë parà të ndërronin duart. Po ata më qeshën duke thënë që isha qorr. Atëherë na këshilluan të linim sytë dhe të vinim në punë llogjikën. Na thanë të zinim shkelje të kodeve elektorale.

Na dhanë ca shëmbulla shkeljesh, si përshembull atë, të famshmen e Kryeministrit, që sillte vaksinat para votimeve. E shefat tanë tek kjo kishin hak, se ajo dihej që atij nuk i plaste për shëndetin e popullit, po se rrekej të fitonte simpati dhe vota! Na dhanë atë shëmbullin që dy muajt e fundit, po strehonin në shtëpitë e reja ata që i pat lënë përjashta tërmeti. Edhe për ta socialistëve nuk u prishej gjiza, po kuptohej që u deshin votat! Në vend t’i linin edhe ca kohë jashtë apo nëpër çadra sa të kalonin votimet, siç bëjnë ata jashtë shtetit, nxitonin t’u jepnin çelësat e shtëpive!… E këto s’ishin as më shumë as më pak, por blerje votash.

U ndamë dhe vumë edhe ne në punë këtë llogjikë. Kur japin direktivë të mëdhenjtë mos dridh bythët po lodh kokën!

Tani unë bëra një listë shkeljesh si këto më poshtë dhe po t’i dërgoj ty t’u hedhësh një sy, si vëlla më i madh. Po të pëlqyen dhe ty, po vete t’i dorëzoj e të fle rehat.

Shkeljen e parë në favor të mbajtjes së pushtetit unë vura dritat. Dy muajt e fundit nuk janë prerë dritat as edhe një sekondë të vetme! Në një vend ku njerëzit janë mësuar me prerje korrenti, kjo tregon se i bëhej yzmeti fitores të pisave socialistë. (Do e ve edhe këtë fjalën “pisa”, se kryesisë, e sidomos Doktorit, i bëhet qejfi kur ka të shara!)

Shkeljen e dytë e pashë se në këto tre muajt e fundit nuk pat asnjë grabitje: as xhepash, as shpërthime dyersh e dritaresh. Na thonë që kjo vërteton se policia paska qenë sypafjetur! Po kjo, a nuk vërteton dhe atë, që policia është një shërbëtore servile e pushtetit?!

Veç dritave, na dhe uji! – të paktën këtej nga lagjet tona! Ka qenë i pandërprerë uji, 24 orë në 24! E po nuk është t’u bësh tëmat! Po preji njëherë, or qen bir qeni, apo ke frikë se humbet vota! Leri hilet! Atë i thosha nja dy miqve të mi: po sikur këtej e tutje të ketë drita dhe ujë pa mbarim, këta nuk zbresin nga pushteti!

Po edhe këta tanët, demek, kujtohen e duan dëshmira ,si kofini pas të vjelit. Kishin katër vjet kohë që të na i kërkonin këto! Na i duan tani, se duan të hapin gjyq pas pilafit!

Të betohem, o byrazer na është bërë këto ditë, sikur flemë mbi gjemba. Më doli gjumi njëntëzaj kur në mes të natës na erdhi një autoambulancë dhe mori nënën e komshiut të katit të parë. Dhe iku sakaq me fap-fup dritat. Nuk m’u durua, u vesha dhe me shapka zbrita në atë orë të natës dhe trokita në derë të komshiut. Më doli nipi i plakës.

“Sa jua vonuan atë mut ambulance, mor aman? “ e pyeta. “Sa? Dy orë, tri? Sa?” “Jo, jo!” më tha nipi. “Në sekondë erdhi dhe tani,sapo na thanë në telefon, gjyshja e paska marrë veten!”

E po, të vjen të pëlcasësh! Edhe kur u bënë tri javë që janë mbyllur votimet, nuk lenë një plakë me këmbë në varr!… E përfytyron ti, byrazer, seç kanë bërë këta birbo, këta maskarenj në kohë të fushatës?

Unë them se ishalla gjejnë të tjerët se si e qysh na janë rrëmbyer votat, se unë këto gjeta.

Epo, s’do mend! Kur m’i kërkon në kohë të shurrës, se të duhen dëshmi, tani këto do të kesh!

Na ngjirën njëherë me fitore, tani po na ngjirin me humbjen!

I yti, Zikja!…

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In