• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hijet që ndjekin pas Grida Dumën

15/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Hijet që ndjekin pas Grida Dumën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në daljen e fundit televizive, ylli i humbjeve në PD Grida Duma, foli gjatë, qeshi, artikuloi fitoren e Lulit dhe la një zbrazëti tek qytetarët, për ato pyetje që presin të mësojnë përgjigje.

Që nga lidhja e saj me çështjen Artan Santo, video skandalin Salianji-G.D në Parlament, apo dhe pazarin e saj me Bashën e shërbimi ndaj marrëveshjës Rama-Basha. Ende nuk duket të kemi analizë me integritet në studio që ta pysin Gridën për këto fakte, por ajo s’do ju shkonte kurrë në studio pasi janë hijët që e ndjekin pas karrierën e saj.

Grida Duma nuk foli asnjë fjalë dje për marrëveshjen Rama-Basha, atë të vitit 2017 kur mori gjysmën e qeverisë dhe gjithë institucionet dhe deklaroi se na kishte siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, pikërisht kur familjarët e tij morën 16 milionë euro me një vendim të shpejtë gjykate.

Për këtë marrëveshje dhe nuk ka folur kurrë, bën sikur hedh kritika ndaj Lulit, herë pas here për të treguar se ka një distancë. Në fakt hijet që e ndjekin pas e kanë bërë thjesht një vegël të Bashës.

Duma nuk ka folur as se si u bënë listat në 2017-ën , nuk ka folur si u përça PD me listën e fundit në 2021 apo edhe kandidatët e bashkive në 2015.

Nuk ka thënë asnjë fjalë për përplasjet dhe luftën në bazë dhe shkatërrimin e strukturave, gjatë gjoja përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe skualifikimit të shumë emrave prej tyre nga një komision vetingu, të cilin Luli nuk e pyeti fare.

Nuk ka folur për vendimin skandaloz të bojkoti të zgjedhjeve lokale, i cili vinte pas braktisjes së mandateve të deputetëve.

Grida Duma nuk ka folur as për GD-në e famshme me Salianjin në Parlament, sepse vetë u bë deputete në 2017 dhe në 2018 doli një video, ku me një gjuhë perverse deputeti Salianji fliste me GD-në. Grida Duma ende edhe sot e kësaj dite nuk ka folur, por në fakt nuk ka shqiptar që nuk e di atë video, atë ngjarje në Parlamentin shqiptar.

Ende nuk ka pasur një analist me integritet që t’i qëndrojë përballë Gridës dhe t’i thotë që a je ti G.D-ja e famshme me Salianjin në Parlament?

Më tej, mund të themi që Grida nuk ka folur dhe për një çështje tjetër, atë të vrasjes së bankierit Artan Santo. Kujtojmë këtu qëndrimin e mbajtur nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në një dalje të tij në emisionin Opinion në TV Klan, iu drejtua Gridës se ajo e di mjaft mirë si punon. Për shumë orë Grida Duma ka qenë në zyrën e Saimir Tahirit ditën që ndodhi vrasja. Cila ishte arsyeja? Atje u shoqërua nga ish zv.kryeministri Niko Peleshi, pasi më parë Grida Duma kishte shkuar në Kryeministri tek Edi Rama. Pra edhe kjo na del në lidhje me Edi Ramën, ashtu si Lulzim Basha, pazaret dhe çfartë fshehin i dinë vetëm ata.

Pra, Grida Duma duhet të flasë për shumë çështje më të rëndësishme sesa zhurmën apo reklamimin që kërkon sa herë del në media, pasi hijet që e ndjekin nga pas ja sfumojnë të gjitha.

Grida duhet të flasë për këto që ne e kemi pyetur më lart nuk mund t’i lejë hijet t’i vijnë pas në çdo dalje të saj publike.

Këtë po e themi, sepse dikush duhet të vijë një moment që ta shohë veten në pasqyrë dhe të thotë të vërtetën, jo vetëm përballë publikut, por për veten dhe për të kuptuar nga vjen dhe ku shkon, çfarë përfaqëson, skandali bën edhe gjëma, humbje, humbje dhe vetëm humbje dhe pastaj sulmon dhe akuzon duke shfrytëzuar ekranin.

E pra, ndoshta është momenti për të kuptuar se sa më shpejt të flas zonja Duma aq më shpejt ndoshta do zhduken hijet që e ndjekin nga pas./CNA.al

Share213Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In