• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I dehur, dërgoi mesazhe kërcënuese?! Pse Ilir Meta nuk e dorëzoi telefonin në SPAK

08/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
I dehur, dërgoi mesazhe kërcënuese?! Pse Ilir Meta nuk e dorëzoi telefonin në SPAK
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 29 Prill, Presidenti Ilir Meta dha alarmin, se i kishin hakeruar numrin e telefonit dhe nëpërmjet tij kishin dërguar mesazhe kërcënuese, personave të tjerë.

Meta nxori në media zëdhënësin e tij, Tedi Blushin, i cili tha se ishte fabrikuar numri personal i Presidentit, me anë të të cilit janë kërcënuar qytetarët me mesazhe.

“Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s”, tha Blushi .

Meta akuzon kompaninë celulare me pretendimin se sipas të dhënave të siguruara nga ai mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kompanisë telefonike.

Por, në fakt nuk ka se si të akuzojë kompaninë celulare, se i janë dërguar mesazhet nga numri i tij, ndërkohë që gjendet kollaj se kush i ka çuar SMS-të.

Së pari kompania telefonike mund të indetifikojë informacionin tek qelizat, tek antenat e sinjalit.

E dyta gjithçka mund të verifikohet edhe nëpërmjet telefonit.

Por, a është i gatshëm Ilir Meta të shkojë dhe ta dorëzojë telefonin në SPAK?

Veprim të cilin se ka bërë deri më tani. Është mjaftuar me akuza, ndërkohë që nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të zbardhur të vërtetën.

Pra, deri më tani ka fjalë dhe vetëm fjalë nga Presidenti.

Pasi, kur bën akuza duhet të japësh edhe disa prova apo të tregosh vullnetin tënd, se ajo thua nuk është e gënjeshtërt.

Në qoftë se Ilir Metës i kanë hakeruar telefonin dhe e ka marrë dikush numrin e tij e ka keqpërdorur dhe ka dërguar SMS tek personazhe të tjerë, verifikimi është tejet i lehtë.

Dhe nuk ka nevojë që Meta të nxjerrë Blushin apo të dalë dhe të bërtasë vetë në media, por të tregojë se është i gatshëm për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të vërë në dijeni edhe opinionin publik.

Në këtë rast hapi i parë është dorëzimi i telefonit pranë SPAK-ut. Sepse duhet të hetohet së pari, se mos vetë Ilir Meta i ka dërguar këto mesazhe.

Pasi gjatë kohës së fushatës u tha, se lajthiti fare, pinte alkol ditë e natë dhe kur ka parë rezultatet ndoshta ka qenë i dehur dhe në mërzitje e sipër nga inati ka kërcënuar dhe ka sharë njerëz.

Tani çdo njeriu i falen këto veprime, siç u katandis Presidenti ynë i shkretë, se e ka dhe me Kushtetutë që s’mban përgjegjësi për atë që bën.

Por, akuzat që ka hedhur publikisht para 10 ditëve, nuk mund të mbeten shashka në ajër dhe zhurmuese për opinionin publik.

Ndaj, Meta duhet të çojë telefonin në SPAK që të vërtetohet.

A e ka vullnetin Ilir Meta që ta çojë telefonin për verifikim?

Në mënyrë të tillë që SPAK-u të vlerësojë dhe të zbardhë akuzat, nëpërmjet sistemit të antenave të kompanive se ku ka qenë vendndodhja e Presidentit dhe nga cila qelizë janë shpërndarë mesazhet.

Apo e ka tërhequr qëndrimin e mëparshëm Ilir Meta, që ia kishin hakeruar telefonin dhe dikush shpërndau SMS në emër të tij.

Se mund të na ndodhë se ato SMS janë shpërndarë nga antena në Gjirin e Lalzit. Mund të ndodhë që Meta ka qenë i pirë dhe dikush tjetër ia ka marrë telefonin dhe i ka dërguar.

Ndaj Presidenti duhet ta bëjë një hap për të zbardhur të vërtetën, të çojë telefonin në SPAK, nëse nuk ka gënjyer më herët për ato që ka thënë. /CNA.al

Share215Tweet134
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In