• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përçahet grupi anti-Basha, Kadilli distancohet nga emrat e tjerë, ish-ministrat e Berishës presione kreut të PD kundër bashkëqeverisjes me PS

08/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Përçahet grupi anti-Basha, Kadilli distancohet nga emrat e tjerë, ish-ministrat e Berishës presione kreut të PD kundër bashkëqeverisjes me PS
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përçahet grupi që kërkon shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ditën e djeshme deklaroi se nuk është pjesë e asnjë grupimi duke bërë të ditur se është distancuar nga grupimi “Për PD-në”.

Kadilli tha se nuk ka asnjë rezervë për ndonjë person apo grup, por mbështet dhe mirëkupton çdokënd që kërkon largimin e Bashës. Sipas tij, përvoja që ai ka ndër vite mund të vendoset në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratët do ta kenë të drejtën që të zgjedhin.

“Nuk jam pjesë e asnjë grupimi. Nuk kam rezervë për asnjë person apo grup që kërkon largimin e z.Basha, madje kam mirëkuptim dhe mbështetje maksimale, por nuk jam pjesë e asnjë grupimi. Kam dalë si Fatbardh Kadilli, si njeri me një karrierë politike të gjatë.

Kam 20 vjet anëtar i Këshillit Kombëtar, 10 vjet anëtar i Kryesisë së kësaj Partie, kam qenë Sekretar i Burimeve Njerëzore, kam mbuluar si koordinator qarqe të rëndësishme si Vlora, Fieri, Korça, Berati me sukses. Kam një përvojë që dua të vë në dispozicion të Partisë Demokratike dhe do ta vë në dispozicion. Demokratët do kenë të drejtën të zgjedhin midis ofertave”, u shpreh Kadilli.

Mbështetësit e Berishës i frikësohen koalicionit PD-PS

Kujtojmë se prej kohësh mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shtuar presionet kundër një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste e kjo duket se është frika e tyre më e madhe.

Mendohet se këto presione janë një mesazh nga Berisha kundrejt kreut të PD, Lulzim Basha për të mos qeverisur bashkë me PS. Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo me anë të një postimi e quajti një makth nëse opozita pranon që qeveria t’i mbyllë gojën me disa ministri apo drejtori.

Pollo tha se shumë figura brenda PD mund të ngelen të vrerosur nga ideja që nuk u bën drejtorë apo ministra, por sipas tij përgjegjësia e opozitës nuk mund të vendoset tek LSI që ka vetëm 4 mandate. “Imagjinoni makthin sikur opozitës t’i mbyllet goja me ca ministri e me ca drejtori. Pasi është afër mendjes se pushteti i sotëm nuk ka asnjë arsye të ndërrojë as lëkurën e as huqin. Unë nuk dua të besoj se ka një shtysë të heshtur në opozitë për t’u kuturisur në koalicion.

Nuk e përjashtoj që, siç qesëndis një deputet i rizgjedhur, në oborrin e partisë sillen rrotull edhe fytyra të vrerosura nga pezmi që nuk u bënë drejtorë e ministra. Por ky pezm nuk mund të jetë arsye që në këtë situatë kritike përgjegjësinë e madhe të opozitës t’ja lësh katër mandateve të bakërta të LSI-së”, tha ai. Pollo u shpreh se po ndodh e njëjta gjë si tre vjet më parë ku kryeministri Edi Rama do thjesht të impresionojë skeptikët e negociatave për në BE. Sipas tij Rama e përdor idenë e bashkëqeverisjes si një propagandë për të hequr përgjegjësitë nga vetja e për t’ia lënë opozitës.

“Tre vjet më parë kryeministri i bënte thirrje publike shefit të opozitës të merrnin avionin të dy tok e të hidheshin nga Brukseli në Hagë e në Berlin e tjetërkund për të impresionuar me këtë unitet çdo “skeptik” që pengonte çeljen e negociatave. Rama bënte një lojë propagande për të hequr nga vetja përgjegjësinë e dështimit me negociatat e për t’ia lënë në derë të opozitës; si zakonisht! Prezantimi i koalicionit për çeljen e negociatave më duket si çifti fluturues i tre viteve më parë”, tha ai.

Share207Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In