• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Grupi i Berishës në alarm nga bashkëqeverisja PD-PS, nisin sulmet e kërcënimet ndaj Bashës, statuti i PD u prish planet e shkarkimit

07/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Grupi i Berishës në alarm nga bashkëqeverisja PD-PS, nisin sulmet e kërcënimet ndaj Bashës, statuti i PD u prish planet e shkarkimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kritikët e kreut demokrat Lulzim Basha kanë intensifikuar lëvizjet për largimin e tij nga Partia Demokratike. Në një konferencë për mediat mesditën e djeshme, grupi i cili kërkon dorëheqjen e Bashës, duket se është frikësuar nga një bashkëqeverisje e mundshme mes PS dhe PD.

Ishte ish-presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh se nëse do të ketë një bashkëpunim mes PD dhe PS do të ishte një “thikë pas shpine” për demokratët. Ai tha se një tentativë e tillë për bashkëqeverisje ka qenë droja më e madhe e opinionit publik. Sipas tij një bashkëqeverisje do ta kthente PD në një aneks të kryeministrit Edi Rama.

“Nëse ka një tentativë të tillë do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD, por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo për ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët.

Do ishte thika më e helmatisur pas shpine”, tha Nishani. Po ashtu edhe anëtari i grupimit për PD, Arben Imami deklaroi se ka pasur informacion për tentativën e bashkëpunimit mes PD dhe PS. Sipas tij kjo tentativë ka nisur që në 17 maj, por ka dy dështime të mëdha. “Kemi informacion. Përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025”, tha Imami.

Ai po ashtu ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kreut demokrat ku e ka kërcënuar se do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon koalicion me PS. Ai tha se e vetmja rrugë për Bashën është të japë dorëheqjen në shërbim të PD. Sipas tij nëse kreu demokrat nuk e jep dorëheqjen, do të ketë ndeshje politike serioze. “Do bëjmë gjithçka, më shumë se gjithçka, po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, do i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike, mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanos pas dhënies së dorëheqjes apo të Berishës”, tha Imami.

Kritikët propozojnë reformimin e PD

Gjatë konferencës për mediat, grupi i cili kërkon dorëheqjen e liderit demokrat, propozoi një sërë pikash për reformimin e PD. Propozimet u prezantuan nga ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar Edith Harxhi, e cila u shpreh se duhet bërë bashkimi i të gjithë atyre demokratëve që janë larguar, kthimi i së djathtës konservatore dhe ndryshimi i Statutit të PD në mënyrë që anëtarët e Këshillit të kenë kompetenca për të ndryshuar kryetarin. Në 2017 u ndryshua statuti i PD dhe u forcuan pozitat e kryetarit. Nëse humb zgjedhjet nuk mban përgjegjësi dhe tashmë kritikët e kanë të vështirë ta shkarkojnë, prandaj kërkohet rishikimi i Statutit.

Harxhi tha se PD nuk frymëzoi, nuk siguroi mbështetje për fitore dhe pati të njëjtin rezultat si zgjedhjet e mëparshme. Sipas saj përgjegjësitë për këto i ka vetëm kreu i PD Lulzim Basha, i cili duhet të marrë përgjegjësi mbi humbjen në mënyrë që të fillojë ringritja e PD. “Ne propozojmë reformimin e PD-së, bashkimin e të gjithë të djathtëve të larguar, ndryshime në Statutin e PD e kthimin e vlerave të së djathtës konservatore në Partinë Demokratike. Vetëm kjo PD mund të fitojë.

Ajo ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore. Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve u takon drejtuesve të partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së, por fillimi i ringritjes së saj”, tha ajo

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In