• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Liderët e G7 me mesazh të fortë: Mbështesim hapjen e negociatave të Shqipërisë

07/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Liderët e G7 me mesazh të fortë: Mbështesim hapjen e negociatave të Shqipërisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta kundër krimit të organizuara dhe korrupsionit vijon të jetë vija e kuqe për ndërkombëtarët. Të paktën kështu mendojnë kryediplomatët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Ditën e djeshme ministrat e Jashtëm dhe të Zhvillimit të G7 dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku rol qendror në diskutime kishte edhe situata në Ballkanin Perëndimor, ku ministrat shprehën edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të ndihmuar vendet në rrugën e tyre të integrimit.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e ministrave të G7. Po ashtu, sipas asaj që thuhet në deklaratë, ministrat në fjalën e tyre kanë theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së reformave të nevojshme për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit. Ndërkohë që në deklaratë, veçohet edhe fakti se është vlerësuar edhe Minishengeni ballkanik.

“Ne mbështesim progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit”, citohet në deklaratë. Nga ana tjetër sa i takon stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ministrat kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE dhe kanë reaguar kundër çdo teorie për ripërcaktim të kufijve.

“Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve në bazë të etnisë nuk është zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e ministrave. Bëjmë me dije se ministrat e Jashtëm dhe të Zhvillimit të G7 dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, u takuan dje, ku diskutuan për përballimin e sfidave në rritje në botë, ruajtjen e vlerave demokratike, respektimin e marrëveshjeve klimaterike, luftimin e varfërisë dhe mposhtjen e pandemisë.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In