• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paramilitarët e Mziut ndaluan punonjësen e postës në Dibër: Nën hetim për dy raste kandidati i PD-së Luan Haka dhe katër mbështetësit e tij

24/04/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Paramilitarët e Mziut ndaluan punonjësen e postës në Dibër:  Nën hetim për dy raste kandidati i PD-së Luan Haka dhe katër mbështetësit e tij
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë persona janë vënë nën hetim nga policia në Dibër, pasi kanë ndaluar një punonjëse të postës së Maqellarës me pretendimin se ishte duke blerë vota.

Mes të ndaluarve është dhe kandidati për deputet i PD-së, Luan Haka.

Sipas policisë, punonjësja ishte me detyre shpërndarëse e pensioneve, por PD pretendon se do të shpërndaheshin para në këmbim të blerjes së votës.

Simpatizantët e PD-së për të cilët policia nisi hetimet janë Behar Dema, Aranit Osmani, Arben Strazimiri dhe Gjergj Muça. Sipas policisë, në makinën e punonjëses së postës, nuk është gjetur asnjë send që lidhej me procesin zgjedhor.

Njoftimi i policisë

Ka nisur hetimin për 5 simpatizantë të një subjekti politike, pasi sipas policisë këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim në Maqëllarë kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :

S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)
Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale: Heqja e lirisë së tjetrit në menyrë të paligjshme dhunim personaliteti, Kundërshtim dhe pengim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Luan Haka ka rastin e dytë të procedimit penal pas heqjes së lirisë së një personi që i dyshohej se paguante për të blerë vota dhe sipas prokurorisë parat e gjetura i kishte borxhë dhe nuk kishte asnje lidhje me PS, por ishte kushëriri i Përparim Spahiut, kandidat për deputet i LSI dhe ish punonjës i Bashkisë Bulqizë, deri kur ajo kaloi nën drejtimin e PS dhe personit i është ndërprerë mardhënia e punës nga Bashkia.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In