• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

E rëndësishme është të shpresojnë tek SHBA

14/04/2021
in Blog
A A
Një fitore personale e Edi Ramës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ambasadorja Yuri Kim e bëri një gjë të mirë. Detyroi mbështetësit fanatik të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ta citojnë pozitivisht. Ky është suksesi i parë kaq i dukshëm i saj si ambasadore, qyshkurse ka ardhur në Shqipëri.

Sulmet ndaj saj kanë qenë shpesh përçmuese dhe poshtëruese. Mbështetësit e Ilir Metës e kanë bullizuar për emrin, origjinën e larmishme të saj dhe mbi të gjitha, për paranojën e përhershme që ajo “nuk përfaqëson SHBA-në e vërtetë”. Të Berishës po ashtu.

Intervista e fundit e ambasadores e theu këtë standart dhe i bëri ata të dashur me të.

Tani debati për spekulimin me intervistën është i diskutueshëm. Ambasadorja tha atë që ka thënë gjithmonë lidhur me dekriminalizimin e politikës dhe ajo që ka thënë, ka qenë shpesh edhe kundër Edi Ramës.

Disa kandidatë të tij kanë qenë problematikë, ashtu sikundër dhe ata të PD, dhe sidomos të LSI-së. Thirrja e saj është kundër tyre dhe ata janë edhe në PS, edhe në PD dhe sidomos në LSI, apo edhe të pavarur.

Ne e njohim betejën e saj dhe të paraardhësve të saj në këtë drejtim, dhe të gjithë e dimë se nuk e ka për një palë kundër tjetrës, por për të gjitha palët që duan ta mbështesin të ardhmen politike tek elementë politikë me influencë kriminale, ose të inkriminuar.

Prandaj keqpërdorimi është një naivitet, por që në këtë rast tregoi një gjë të rëndësishme. Tregoji se këtu të gjithë shpresojnë tek SHBA. Edhe ata që e kanë sulmuar deri më sot, paskan nevojë për mbështetjen e saj dhe të SHBA-së.

Kjo ka rëndësi, po të kujtojmë se po krijohej ideja, që Meta dhe Berisha po formonin profilin e tyre si anti-amerikanë, dhe po bënin betejë me ta. Në këtë aspect, ishin duke prodhuar një risi në politikën shqiptare.

Deklaratat e ashpra të Ilir Metës për “Republikën e ambasadorëve” apo për mafian e diplomatëve të huaj në Tiranë, ishin deklarata që kishin të bënin kryesisht me ambasadorët e njëpasnjëshëm amerikanë në Tiranë, që ai i nxjerr armiq, me lehtësinë që nxjerr Luan Ramën tradhtar. Berisha po ashtu.

Dhe gati të gjithë po besonim, se këta më në fund po “bëhen burra” dhe po tentojnë një elektorat anti-amerikan në Shqipëri.

Por qënkemi gabuar. Këta thjeshtë paskan qenë të dëshpëruar që SHBA nuk ishte me ta. Nuk kanë gjë as me Yuri Kim, të cilin ashtu si Donald Lu, apo të tjerët më pare, i quajnë ambasadorë që punojnë gjoja kundër SHBA-së.

Njësoj siç quajnë të tillë dhe zotin Palmer, edhe pse ai është zyrtar i lartë i qeverisë amerikane.

Ndaj reagimi për intervistën e ambasadores ishte pozitiv në thelb. Si një shkrepje në mes të errësirës, edhe pse ajo nuk i la ta mbanin gjatë dritën ndezur, ne pamë se ata mund të bëheshin dhe pro amerikanë, sikur kundërshtarin e tyre, Edi Ramën, t’ua mundte SHBA, pasi ata nuk ja dalin dot.

Të tjerat nuk kanë shumë rëndësi. Biles dhe ambasadorja gabim e ka që është bërë nervoze dhe ka dy ditë që sqaron se nuk është me asnjë palë.

E rëndësishme është që asnjë palë të mos jetë kundër saj dhe SHBA-së. Dje, edhe pse ata që ka qenë të egër kundër saj, provuan disa minuta të jetë me të.

Nuk është pak si fillim. Rëndësi ka të jenë me SHBA. Pastaj se çfarë mendon SHBA, e di vet SHBA. Ua thotë me zë dhe figurë, siç ua ka thënë çdo herë kur ka qenë nevoja.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In