• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Gjashtë fantastikët”: Si u shkëmoqën partitë e vogla të së djathtës për një vend deputeti

11/04/2021
in Blog
A A
“Gjashtë fantastikët”: Si u shkëmoqën partitë e vogla të së djathtës për një vend deputeti
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2003, u ngrit nga Parlamenti shqiptar një Komision pluralist me përfaqësues të të gjitha forcave politike, si një strukturë e pavarur për të bërë ndarjen e pronave. Komisioni drejtohej nga një socialist teknokrat si Sokrat Sinaj, porn ë të merrnin pjesë Njazi Kosovrasti, Agim Toro etj.

Ai komision nisi të ndërmarrë konkretizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Por kur PD erdhi në pushtet, e shkriu komisionin dhe e ktheu në agjenci në varësi të kryeministrit. Agjenci mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda të abuzimit me pronat dhe që është drejtuar nga njerëz shumë të afërt të familjarëve të kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Asnjë fjalë nuk tha Fatmir Mediu dhe Partia Republikane, për të gjithë këtë operacion, që e ktheu çështjen e pronave nga një gangrenë, në një skandal edhe më të madh. Madje edhe sot Fatmir Mediu nuk e përmend fare çështjen e pronave në fushatën zgjedhore. PR-ja nuk dihet kë ka kauzë e kë ka elektorat.

Partia Agrare e Lufter Xhuvelit, nuk ka qenë kurrë një parti elektorale e mirëfilltë, por duke qenë një logjikë police e kauzës rurale dhe ambjentaliste, me anë emrash me lidhje në territory, krijoi një histori politike, që merrte vota, pasi krijoi një traditë të gjatë të shtrimit të çështjeve që i dukeshin familjare: fermerëve, blektorëve e përgjithësisht banorëve të fshatrave në vend.

Sot, Partia Agrare është thjesht një grupim që punon për Agron Dukën, i cili edhe pse një ekspert i njohur i bujqësisë, diskursin politik as nuk e çon ndërment në çështjet agrare, por merret vetëm me Edi Ramën, i cili jo më kot e nguç, që të marrë reagime të tilla. Partia Agrare sot është kthyer si Partia e Shijakut, meqë Duka e ka atje pellgun e tij elektoral. Por që e ka pasur më shumë në kohën e PS-së, e që si për inerci arriti të fitojë edhe një mandate me republikanët në 2013-n. Por në Shijak, Dukës i “bëjnë hije” PD-ja me dy kandidatë në zonë që kërkojnë të marrin vota, LSI-ja me ish-shefin e shërbimit sekret, e natyrisht PS-ja që po shtyn fuqishëm për të rimarrë rezultatine 2017-s.

PDIU e Shpëtim Idrizit, u krijua si bashkim i dy grupimeve politike të çamëve, që arriti të shtrihej edhe në Elbasan e në Dibër, në kurriz të rridhjes në bastioned reale të këtij grupimi siç është Durrësi, Fieri apo edhe Vlora.

Idrizi, që ka vendosur veten në listën e sigurtë të Tiranës së bashku me Mesila Dodës, në këtë fushatë nuk ka trajtuar fare një plan për avancimin e çështjes çame, përveç përdorimit të saj si një kauzë anti-rama, duke sulmuar kryeministrin si “tradhëtar”, ndërkohë që në 2015-n e cilësoi si “patriot”, kur i dha një numër të madh drejtorish të administratës kësaj force politike.

PDIU realisht ëhtë një forcë e ndarë në disa pjesë, pasi emra të njohur të saj kandidojnë përballë në forca politike si Tahir Muhedini në PS, Dashamir Tahiri në Lëvizjen për Ndryshim etj. Beteja politike e Idrizit, nuk duket të jetë as bashkimi i çamëve në një forcë e as kauza, por që të arrijnë të marrin vota sa më shumë për PD-në në Tiranë, që të justifikojnë qënien e tij dhe Mesila Dodës në listat e sigurta të PD-së.

PBDNJ-ja është edhe më keq se kaq. Vangjel Dule thuajse e ka braktisur fare minoritetin grek të Dropullit, apo edhe “skifterët homogjenë” të Himarës dhe ka vendosur që të kandidojë në qarkun Tiranë, ku realisht kauza historike e PBDNJ-së si forcë politike identitare nuk ka fare kuptim.

Përveç takimit me shefin e diplomacisë greke në Athinë, Dule nuk ka shpalosur asnjë tezë politike e elektorale në dobi apo në adresë për pakicën greke, apo edhe të tjerat, që pretendon se mbron PBDNJ-ja. Madje fushatën në terren më shumë po e bëjnë kandidatët e PS-së dhe LSI-së në Gjirokastër që po përplasen për votat e Dropullit.

E njëjta panoramë mund të thuhet edhe për PDK-në e Nard Ndokës. Edhe pse kjo forcë politike ka pësuar mjaft aventura e tallaze politike e komerciale, gjithsesi, demokristianët politikisht nuk duket se janë më prezentë, edhe pse prania e tyre edhe në të shkuarën ishte më shumë pragmatike sesa politike.

Ndërkaq, Dashamir Shehu, prej kohësh tashmë nuk konsiderohet si një kryetar i një partie aleate me PD-në, por si një politikan pranë Lulzim Bashës që flet si babaxhan. Sulmon egërsisht Edi Ramën, luftë që e nisi pas largimit të nje familjari të tij në krye të AMF-së disa vjet më parë, e ku partia e tij, thuajse nuk ekziston fare.

Po përse këto politikanë nuk u anëtarësuan dhe integruar në strukturat e PD-së në gjithë këto vite edhe me statut, pasi de fakto ata janë njerzit më të afërt të Lulzim Bashës? Gjë që e vërtetoi edhe lista për deputetë e 25 prillit…

(TemA)

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In