• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Sirenat” që tërheqin Ilir Metën drejt Vlorës

09/04/2021
in Blog
A A
Pse Ilir Meta i la rrugëve kontrollorët e Rinasit?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sikundër e kanë parë të gjithë, Ilir Meta ka një fiksim me Vlorën kohët e fundit. Brenda kësaj jave ai ka qenë tre herë aty. Biles për Vlorën braktisi dhe kontrollorët e Rinasit, vetëm që të shkonte të përballej me Damianin.

Sot i kishte bërë një letër Gjiknurit, ku i përgjërohej që e kishte pritur në hotel deri më 3 të natës, por ai nuk i kishte shkuar.

Nga ana tjetër, Gjiknuri i kishte kthyer përgjigje, duke i kërkuar të sillej me qetësi dhe dashuri si dikur, duke i përmendur takime natën me njerëz të dyshimtë.

Por çfarë po ndodh realisht me Ilir Metën, që është fiksuar me Vlorën?

Në gjendjen paranojake që ai është prej kohësh, tashmë i është shfaqur në horizont një armik i ri. Ai quhet Luan Rama, kandidati i tij për deputetë.

Luani nuk ka bërë asgjë të quhet armik, dhe as i ka lënë të kuptohet se nuk është i vendosur të fitojë. Por dyshimet e Ilir Metës janë më të thella.

Ai shikon që Gjiknuri nuk e sulmon Luan Ramën, shikon që Edi Rama nuk e përmend atë, siç përmend ndonjë tjetër, por mbi të gjitha, shikon se nga Konispoli deri në Vlorë, kanë ngelur një grusht votash që mund të mos e bëjnë atë deputet.

Dhe siç ndodh rëndom në këto raste me njerëzit me pranoja, që nuk duan ta pranojnë realitetin, shpikin një armik.

Tashmë Ilir Meta po shkon thuajse përditë në Vlorë të takojë njerëz natën, të shkojë shtëpi më shtëpi, të ndajë dekorata dhe të sigurohet se do të marrë një mandate, dhe të detyrojë kandidatin e tij të tërhiqet, nëse ndodh mrekullia, për t’ia dhënë dikujt që është më besnik.

Për këtë nuk po lë gjë pa bërë. Kjo është dhe arsyeja që ka pritur deri më 3 të natës Damianin, që t’i shpjegojë se “si do t’i hedhë në det” armiqtë dhe tradhtarët e Vlorës më 25 prill.

Në fakt, ai nuk i ka patur votat në Vlorë. Më parë votat i ka pasur në Sarandë, nga fuqia e familjes Balilaj, por ata i shiti për të ruajtur veten dhe bënte sikur nuk i njihte, kur Berisha ja faturonte Edi Ramës.

Tani edhe ata kandidatë që ka pasur në Vlorë, i kanë ikur, dhe ai mendon se ky është një komplot i madh i Gjiknurit, për ta lënë pa mandat.

Kjo dramë e tij nuk është vetëm në Vlorë, por dhe në Durrës, Elbasan, Fier, Korçë etj. Nën paranojën se atë po e tradhtojnë të vetët, ai tani është kthyer në një fantazmë që shëtit natën qytet më qytet, shtëpi më shtëpi, restorant më restorant, palestër më palestër e kudo ku mund të shkojë, me dekorata në duar, për të krijuar partinë e re të të dekoruarave.

Këtë po bën dhe në Vlorë, ngaqë ka dëgjuar që vlonjatët vdesin për dekorata. E vërtetë është, por vdisnin për dekorata që tregojnë merita në luftë, jo për të ngrënë, për masazh, apo për palestër.

Ato mund të bëjnë historinë e re të LSI-së, por jo për të fituar, por për të treguar se kur historia tenton të përsëritet, ajo bëhet komike.

Dhe Ilir Meta ja ka arritur të bëhet një paranojak komik. Por Vlorën nuk e ka zgjedhur keq. Aty ka dhe spital të specializuar për tipa të tillë.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In