• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kompania që do të prodhojë fletët e votimit kërkon më shumë kohë: Në rrezik mbajtja e zgjedhjeve më 25 prill!

05/04/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Si do të votonin shqiptarët sot? Publikohet sondazhi i institutit italian për zgjedhjet! PS vijon të ruajë besimin e shqiptarëve, PD në ngritje por…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e 25 prillit rrezikojnë seriozisht pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të mos ketë prodhuar në kohë fletët e votimit. Kompania që ka fituar tenderin për të prodhuar fletët e votimit, i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në letër bëhet me dije se nga ana e kompanisë duhet kohë për të bërë të mundur printimin e fletës. Kompania sllovene CETIS sqaron se për prodhimin e fletës së votimit koha prej 10 ditësh e vendosur është e pamjaftueshme. “Këto procese zakonisht zgjasin një ditë pune.

Pasi të jetë bërë gjithçka dhe të fillojë prodhimi, vetë prodhimi i fletëve të votimit kërkon kohë dhe kjo ndryshon nga projekti në projekt dhe varet gjithashtu nga disa faktorë të jashtëm. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzionin se fleta e votimit me përmasat të cilat ne kemi parë do të duhet për t’u printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë që të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet t’i shtojmë edhe 2 ditë të tjera për t’i dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ”, thuhet në letrën dërguar KQZ.

Një tjetër pengesë sipas kompanisë janë edhe përmasat e fletës së votimit, ku kompania shprehet se nëse fleta e votimit do të përcaktohet me formatin 297 x 600, atëherë do të duhen edhe 2 deri në 3 javë të tjera kohë, pasi ky format do më shumë kohë në shtypjen edhe printimin.

Kompania shprehet se ata ishin të përgatitur në kornizën kohore të përmendur të prodhimit kur të gjitha fletët e votimit përveç Tiranës do të jenë format standard A3 (297 x 420). “Ne kemi blerë material letre sipas dokumentacionit tuaj të tenderit, dhe të gjitha faktet e lartpërmendura në lidhje me afatet e prodhimit janë llogaritur në këto terma. Formati më i gjatë A3 është konsideruar vetëm për rajonin e Tiranës.

Nëse të gjitha mutacionet do të kishin këtë format më të gjatë, 297 x 600, atëherë të paktën 2 deri në 3 javë janë të nevojshme për porositjen e letrës materiale dhe kohët e prodhimit do të jenë shumë më të gjata se sa përshkruhen më lart, pasi formatet e pastandardizuara shkaktojnë shumë më ngadalë kohët e shtypjes në makinë. Prandaj, ne jemi të përgatitur në kornizën kohore të përmendur të prodhimit kur të gjitha fletët e votimit përveç Tiranës do të jenë format standard A3 (297 x 420)”, bëhet më dije në letër.

Përplasjet mes partive

Përplasjet midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike pak ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sollën edhe vonesat për fletën e votimit. Dy partitë vendosën që të ankimojnë në KAS vendimin për fletën e votimit. Kjo pasi Partia Demokratike preferonte vendosjen e emrave në mënyrë vertikale, ndërsa Partia Socialiste dëshironte që deputetët në fletët e votimit të identifikohen me numra dhe jo me emrat e tyre.

Ishte Partia Demokratike ajo e cila ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale. Sakaq, Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ pranoi kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit. Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi, por më pas u ankimua nga 2 forcat kryesore politike. / SIDORELA BRAÇJA

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In