• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë!

03/04/2021
in Blog
A A
Kostoja e opozitës nga politizimi i vaksinimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërcënuar partitë opozitare, se nëse nuk votojnë Vjosa Osmanin për presidente, ai do ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Ky është një kërcënim që nuk tremb askënd, përveçse tregon se cili është prioriteti i Albin Kurtit, Kosova apo marrja e çdo pushteti.

Askush prej opozitës së mbetur, nuk ka përgjegjësi për Vjosa Osmanin, apo gjithë karriget e pushtetit që kërkon Albin Kurti.

Ai është votuar me 50 për qind të votave të Kosovës, dhe jo me dy të tretat, sa kërkon posti i presidentit.

Sjellja e tij është e njëjtë me atë të një viti më parë, që kur kishte 25 për qind të votave, sillej sikur kishte 99 për qind.

Dhe tani mendon se mund të kërcënojë opozitën e humbur, se do ta fusë përsëri në zgjedhje, me shpresë që të shkojë tek dy të tretat.

Kjo tregon se ai nuk ka prioritet Kosovën, por pushtetin e plotë në Kosovë.

Shumë mirë. Kjo është një dëshirë legjitime. E ka çdo udhëheqës paranojak në botë. E ka pasur dhe Enver Hoxha.

Nëse Albin Kurti ka prioritet pushtetin, le ta fusë vendin prapë në zgjedhje dhe le ta marrë.

Nëse ka Kosovën, siç ka gënjyer me kohë, duhet të sillet si burrë shteti dhe të bëjë kompromis për postin e presidentit, duke i dhënë Kosovës një president të pranuar nga gjithë palët.

Nëse ka prioritet të marrë çdo pushtet, le ta fusë vendin përsëri në zgjdhje, me shpresë se dikur do ta votojnë 99 për qind.

Por tani nuk ka si fshihet më pas Agim Veliut, Grenellit, apo Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Tani po e çon Kosovën në mes të pandemisë në zgjedhje, për të plotësuar egon e tij të sëmurë për pushtet.

Rrugë e mbarë i qoftë atij dhe Kosovës, nëse shkon pas epsheve të pushtetit.

Askush nuk ndjehet i kërcënuar prej kësaj dëshire perverse, përveç Kosovës.

Opozita e ka humbur pushtetin dhe nuk ka shumë rëndësi nëse ka 49 për qind apo 39 për qind.

E vetmja gjë që ka rëndësi tani, është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit dhe dëshirat e tij reale, që nuk kanë lidhje me Kosovën, por me karrigen e tij në pushtet.

Të kërcënosh një opozitë e cila ka humbur gjithçka, është sikur të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë.

S’ka “qeder” i mbyturi nga të lagurit, përveç Kosovës që nuk është mbytur ende.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In