• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Spartak Ngjela del me deklaratë ‘bombë’ për koronavirusin dhe zbulon skemën: Kërkojnë v.dekjen m.asive të shqiptarëve, Sali Berisha përhapi…

14/03/2020
in Blog
A A
Spartak Ngjela del me deklaratë ‘bombë’ për koronavirusin dhe zbulon skemën: Kërkojnë v.dekjen m.asive të shqiptarëve, Sali Berisha përhapi…
2.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela është shprehur në një reagim në Facebook se po synohet nga politikanët përhapja e një paniku maviv te shqiptarët lidhur me koronavirusin.

”Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Nga Spartak Ngjela

Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë e interesuar për pështjellimin që mund të sillte epidemia virusale në shoqërinë shqiptare.

Politika e lartë shqiptare është e korruptuar, në të dyja krahët e saj. Dhe, ky korrupsion, që nga viti 1998, ka qenë një korrupsion i pastër kryeministror.

Ka gjithmonë një pyetje që ngrihet për krimin shtetëror: nëse ekziston ky krim, pse nuk ndëshkohet penalisht? Përgjigjia e kësaj pyetje del nga ky gjykim i vërtetë: Sepse, mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror flet që korrupsioni shtetëror është i strukturuar në sistem. Kurse, te ky korrupsion, vjen më pas dhe strehohet, tok në një çadër me të, edhe krimi i organizuar. Kjo është arsyeja që na vjen nga praktika korruptive e qeverive të korruptuara, në rrafshin historik të shtetit modern. Dhe, kur korrupsioni shtetëror krijon sistemin e vet, kjo do të thotë se brenda tij përfishihet edhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.

Bashkimi i krimit shtetëror me krimin e organizuar është në një bashkëpunim kriminal: dhe kjo është edhe gjendja e sotme e kriminalitetit korruptiv në Shqipëri. Ky është një bashkëpunim që e kërkojnë të dyja palët: krimi shtetëror ka forcën e privilegjeve në funksion të parasë, kurse krimi i organizuar është klientela ekonomike që luan në treg me forcën e qeverisë. Me këtë skemë, krimi i organizuar pushton tregun për të paguar korrupsionin qeveritar dhe për të siguruar fitimet e veta jashtë konkurencës. Bashkë me ta radhitet në kohë edhe krimi në pushtetin gjyqësor, i cili, “nën këtë disiplinë”, nuk lejon ndëshkimin e politikës së lartë dhe krimit të organizuar, gjithmonë për të nxjerrë fitimet e veta.

Kjo ka qenë dhe mbetet akoma skema e korrupsionit qeveritar shqiptar; por ndërkohë ky korrupsion, në të dyja krahët e politikës, po ndihet i tulatur nga reforma antikorrupsion që drejtohet nga ndërkombëtarët. Pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët po prisnin me padurim fillimin e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, doli në skenë epidemia me koronavirusin.

I.

Çdo epidemi qe kërcënon me vdekje masive, kuptohet që sjell me vete një pështjellim frike shoqërore, kudo ku ndodh, dhe, në çfarëdolloj kohe historike, sepse lidhet gjithmonë me frikën ndaj vdekjes. Dhe sigurisht që kjo është edhe gjendja shoqërore sot në Shqipëri, sepse tani dihet që koronavirusi është prezent këtu dhe ka prekur rreth 38 persona, duke shkaktuar dy vdekje, deri tani.

Pse e dëshironte përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i tërë korrupsioni kryeministror shqiptar?

Përgjigjia është një e vetme, dhe është kjo: korrupsioni i lartë shtetëror është nën akuzë penale, dhe, me degradimin e Shqipërisë nga një frikë e përgjithshme shoqërore që kërcënon hapur me vdekjen, ai mendon se do të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Por, kot e kanë të korruptuarit e mëdhenj: nuk shpëtojnë dot dhe as ikin dot nga Shqipëria. Kuptohet se janë të bastarduar edhe nga mendja. Në fakt, kështu kanë qenë edhe në drejtimin e shtetit të gjithë kryeministrat që sollën korrupsionin shqiptar në periudhën 1998 – 2020. Kurse, mënyra si kanë vjedhur, është një banditizëm i një sistemi të ulët mendor; gati-gati, fëminor.

Asgjë nuk bënë dot për shtetin dhe për shoqërinë, me përjashtim të krijimit të klaneve mashtrues dhe abuzues me paratë e shqiptarëve. Sollën në karierën politike njerëzit e fshatit të vet, të fisit të vet apo të zonës së tyre. Vodhën prona dhe grabitën arkën e shtetit si pashallarët dhe vezirët e Perandorisë Osmane. Por, befas, ranë në humbëtirën e njeriut të akuzuar. Sot, të gjithë këta janë nën akuzë penale, e cila drejtohet nga politika e lartë perëndimore: por, pikërisht nga ky shkak, po shpresojnë te vdekja masive e shqiptarëve nga koronavirusi.

Prej cilit fakt e nxjerr arsyeja këtë kërkesë makabër të tyre? E thjeshtë: e patë si bënin si qenër të tërbuar pse nuk po vinte virusi në Shqipëri, para sesa të shfaqej rasti i parë?

II.

Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.

Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?

Pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: Pse erdhi virusi vdekjeprurës nga shqiptarët e Italisë, nuk mund të karantinoheshin ata me një urdhëresë qeveritare? Ose, nuk mund të njoftoheshin paraprakisht botërisht ata me vendim qeveritar se “çdokush që vjen nga Italia apo nga një vend i prekur duhet të kalojë në karantinë?”

Fakti që kjo nuk ndodhi kështu, ne nuk mund të heqim nga rrjedha e mendimit logjik që kryeministri Rama e ka lënë me kast këtë “neglizhencë”, sepse edhe ai pjesë e korrupsionit kryeministror shqiptar është, kjo dihet, dhe sigurisht që do të kalojë nën akuzë. Domethënë, edhe ky ka pritur përshtjellimin e një paniku shoqëror në Shqipëri, por kryeministri aktual dihet se nuk është në nivelin patologjik të frikës nga ndëshkimi, sikurse dallon që është Berisha.

Por, shenjat janë që, korrupsionit kryeministror, nuk po i del falli për vdekje masive të shqiptarëve. Dhe, a e dini pse: sepse është dielli i Adriatikut që i ka mbrojtur në mijëra vjet shqiptarët, dhe ai po i mbron edhe sot e do t’i mbrojë gjithmonë. Natyra e ka ruajtur “me fanatizëm” mbijetesën e shqiptarëve, dhe ajo kështu do të vijojë ta mbrojë deri në amshim.

Share222Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In