• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha i shpëton sërish dëshmisë për eliminimin e Azem Hajdarit! Gjykata e vjetër bashkëpuntore në fshehjen e të vërtetës: E lë jashtë procesit për “vrasjen e shekullit”

27/03/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Berisha i shpëton sërish dëshmisë për eliminimin e Azem Hajdarit! Gjykata e vjetër bashkëpuntore në fshehjen e të vërtetës: E lë jashtë procesit për “vrasjen e shekullit”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë të mbetet jashtë procesit gjyqësor të Izet Haxhisë. Edhe pse cilësohet si një ndër personat kyç të vrasjes së Azem Hajdarit dhe Izet Haxhia ka kërkuar gjithmonë ballafaqim me të, kjo do të jetë e vështirë.

Sikundër e paralajmëroi gazeta pak ditë më parë, Berisha nuk do të jetë dëshmitar në këtë proces. Dje u mbajt seanca e radhës ndaj Izet Haxhisë dhe prokuroria kërkoi që të thirrej dëshmitar Sali Berisha, si person që ka dijeni mbi ngjarje. Kjo pasi ai ka dhënë një dëshmi në ambasadën amerikane në atë kohë. Por trupa gjykuese ka deklaruar se dëshmia e tij nuk është e nevojshme.

Berisha në disa studio televizive ka dërguar mesazhe të vazhdueshme drejt gjykatës që të mos e thërrasë dhe si duket mesazhet e tij janë marrë. Elementi tjetër është se gjykata nuk siguron dot dëshminë e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen. Prokuroria ka kërkuar dëshminë e Zenel Nezës, personi që ishte prezent kur ndodhi vrasja. Neza ishte truprojë e Azem Hajdarit dhe mbeti i plagosur.

Ai ka marrë azil jashtë vendit dhe gjykata në argumentet e saj shprehet se nuk siguron dot adresën për ta njoftuar që të bëhet pjesë e procesit. Gjyqi i Izet Haxhisë shihej si një lëvizje për të rihapur dosjen “Hajdari”, por nga zhvillimet e deritanishme duket proces shumë i vështirë. Dëshmitarët kyç janë lënë jashtë, pasi përveç Berishës janë refuzuar dhe dëshmitë e Fatos Klosit apo të familjes Haklaj.

Lëvizjet e Berishës

Përveç prokurorisë, Berisha është thirrur si dëshmitar edhe nga Izet Haxhia. Pas ngjarjes, Sali Berisha dha një deklaratë në ambasadën amerikane pas vrasjes së Hajdarit dhe për këtë arsye u kërkua dëshmia e tij në gjykatë. Sipas avokatit të Haxhisë, kjo përbën element që ai të thirret në gjykatë.

“Në fashikullin e gjykimit, në faqet 707-708-709-710 ndodhet Deklarata e Partisë Demokratike e firmosur në datën 16 korrik 1999 nga dëshmitari Sali Berisha dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Robert H. Frowik. Në këtë deklaratë Sali Berisha jep me hollësi gjithë versionin e ngjarjes, orën e saktë të ndodhjes së krimit, si e ka dëgjuar atë, kush ishin qëlluar, nga kush u qëlluan, me kë ishte takuar Azem Hajdari para se të shkonte në vendin e krimit etj etj, shpjegime të hollësishme të kësaj dite ngjarje dhe të ditëve të tjera para dhe pas saj. Deklarimet e Berishës para Gjykatës janë të domosdoshme.

Ai nuk ka qënë i pranishëm në vend ngjarje, por është personi i parë që i ka shkuar i gjithë informacioni për ngjarjen nga dëshmitarët okular, të cilat ai i ka bërë pjesë të deklaratës së tij”, thuhet në kërkesën e Izet Haxhisë.

Informimi nga mbesa

Në dokumentin e palës mbrojtëse, thuhet se Berisha është informuar që para atentatit se mund të ndodhte diçka para selisë së PD. Sipas Idajet Beqirit, ka qenë mbesa e tij që e ka informuar se jashtë selisë ishin Jaho Mulosmani dhe Fatmir Haklaj.

“Mbesa e Sali Berishës Shpresa Breçani te lokali pranë PD i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jaho Mulosmanin, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Candu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Sali Berishës dhe në prani të dëshmitarit Fisnik Sina dhe të ndjerës Linda Ihsani, e ka vënë në dijeni se kush ishin brenda në autoveturën me targa VL0676.

Sali Berisha duhet të jap versionin e tij se përse në një situatë të tillë, kur u njoftua nga mbesa e tij, në vend që të njoftonte organet e policisë së shtetit, Ministrin e Brendshëm, Presidentin e Republikës etj, urdhëroi Azem Hajdarin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta”, thuhet më tej.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In