• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLP emëron zyrtarisht Elizabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës, “prokurorja e hekurt” e pastër në vetingun e institucionit

27/03/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
KLP emëron zyrtarisht Elizabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës, “prokurorja e hekurt” e pastër në vetingun e institucionit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj. Prokurorja u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkës, ndërsa dje KLP e ka emëruar zyrtarisht Imerajn në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

KLP vendosi unanimisht për emrin e Imerajt, e cila do të mbajë këtë detyrë për një mandat tre vjeçar. “Më 18.03.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur renditjen e znj. Elizabeta Imeraj, si kandidate e vetme për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe të z. Kreshnik Ajazi, si kandidat i vetëm për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan.

Pas kalimit të afatit shtatëditor të parashikuar në nenin 28 të Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e drejtuesit, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, Këshilli vendosi unanimisht për ngritjen në detyrë të znj. Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe z. Kreshnik Ajazi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan”, njoftoi KLP.

Pak kohë më parë Këshilli bëri një veting të vetin për zonjën Imeraj ku doli e pastër. Kur u prezantuan gjetjet, nënkryetari i KLP, Alfred Balla tha se ajo është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë prej anëtarëve të komisionit në KLP, që ka kryer verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. “Për verifikimin e pasurisë, kuptohet që barrën më të madhe e ka Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, tha Balla.

Ai pohoi se sipas raportit të dërguar nga ILDKPKI, Imeraj ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin; se ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive; se nuk ka fshehje apo deklarim të rremë dhe se nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar informacione gjithashtu nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave dhe ka arritur në konkluzionin se deklarimet e pasurisë së Imerajt janë në përputhje me rezultatet e ILDKPKI.

Vendimet e tjera

Përveç emërimit të zonjës Imeraj, Këshilli vendosi me shumicë votash, tre caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe konkretisht: Z. Edmond Karriqi caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës; Znj. Alma Bramo caktohet përkohësisht si prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës; Z. Dritan Gripshi caktohet përkohësisht në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat.

Këshilli miratoi kërkesën për veprimtari jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, e cila kërkon të punojë si pedagoge e jashtme, për lëndën “E drejta proceduriale”, për vitin akademik 2020-2021 pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me ngarkesë mësimore prej tre leksionesh në javë, me nga 50 minuta secili, për 15 javë, që përbëjnë në total 45 leksione, pas orarit zyrtar. /SIDORELA BRAÇJA

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In