• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtarët rrihen me grushte: Skandali në gjykatën administrative të Vlorës

25/03/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Gjyqtarët rrihen me grushte: Skandali në gjykatën administrative të Vlorës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Administrative e Vlorës është futur në një ngërç që po pengon punën me proceset gjyqësore për shkak se dy gjyqtarë janë në konflikt mes tyre.

Aq i fortë është ky konflikt sa dy nga tre gjyqtarë që janë aktualisht në Gjykatë, nuk komunikojmë më dhe në rastet kur korridori i gjykatës i detyron të jetë pranë njëri-tjetrit, shpërthejnë në fyerje dhe rrahje me grushta. Këta janë dy gjyqtarët Ken Dhima dhe Bevis Shehaj.

I pari akuzon kolegun më të ri si të paaftë për vendimet gjyqësore që jep, ndërsa i dyti ka bërë padi në institucionet më të larta.

Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate. Të kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e gjykatës thonë se videon mund ta marrë vetëm prokuroria nëse ka një hetim për ngjarjen.

Përplasja fizike mes gjyqtarëve, Bevis Shehaj dhe Ken Dhima ka penguar edhe punën e gjykatës. Burime nga gjykata i thanë Top Channel se gjyqtarët që kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë dhe fare pranë, kur kanë gjyqe në të cilat duhet të jenë bashkarisht, komunikimin e mbajnë nëpërmjet postës. Edhe pas këtyre incidenteve dhe sjelljeve prej adoleshentësh, gjyqtarët në fjalë vijojnë në të njëjtën situatë pa asnjë masë ndaj tyre. Shkaku i përplasjes janë disa vendime gjyqësore të cilat mesa duket kanë interesa përtej atyre ligjore që për t’u zgjidhur po përdoren edhe grushtet.

Gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim në vitin 2020 për të përjashtuar si gjyqtar kolegun e tij Ken Dhima nga një çështje gjyqësore për një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnjë, e më pas Ministria e Drejtësisë ka marrë një ankesë nga pala tjetër në konflikt kundër gjyqtarit Ken Dhima dhe ndaj tij ka hapur një hetim disiplinor. Hetimi është hapur me muajin shkurt dhe gjyqtari bën përgjegjës kolegun e tij Bevis Shehaj. (tch)

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In