• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Libri i Lulzim Bashës tregon dramën reale të PD, Lulit i’a kalon edhe Monika Kryemadhi

23/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Libri i Lulzim Bashës tregon dramën reale të PD, Lulit i’a kalon edhe Monika Kryemadhi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Tek libri i Lulzim Bashës normalisht që një moment kyç duhet të cilësohej pozicionimi apo sjellja e tij në kulmin e zhvillimeve të para 30 viteve; kur Shqipëria rrëzoi komunizmin dhe nisi një epokë të re politike dhe shoqërore.

Sado që Basha justifikohet se ka qenë i “vogël”, gjithësesi, dhe aq i vogël nuk ka qenë. Kolegia e tij në opozitë, Monika Kryemadhi, ka të njëjtën moshë me Lulzim Bashën; datëlindja 1974.

Në kohën kur Basha në librin e tij thotë që ndërsa u themelua PD-ja, ai shkonte gjithë ndrojtje tek roja i selisë për të marrë dy numra të RD-së, ku mungonte gjysma e numrit të gazetës, Monika Kryemadhi ishte protagoniste politike e rëndësishme.

Aktiviste e dorës së parë e rinisë eurosocialiste, pra të PS-së, lidere e të rinjve të majtë të shkollave të mesme dhe më pas drejtuese e eurosocialistëve të Tiranës.

Por nuk është vetëm Kryemadhi e tillë, por të gjithë politikanët e sotëm që i takojnë atij brezi, kanë pasur një histori intensive të aktivizmit politik.

Në të gjitha partitë në vend, jo vetëm nga PS-ja e PD-ja, apo LSI-ja, por edhe forcat më të vogla, ka politikanë që u mbrujtën, e nisën pikërisht në vitin 1990, 1991 apo 1992, duke qenë protagonistë, pa qenë nevoja të jenë drejtues.

Por është shumë e çuditshme që Partia Demokratike, forca politike që ka lindur në vitin 1990 si pasojë e një lëvizje popullore për ndryshim, liderin e dytë të saj, ta ketë një djalë që pikërisht kur bëhej nami, ishte thjesht një djalë që kalonte nga selia për të marrë gazetën.

Partia Socialiste ka në krye të saj një protagonist të atyre viteve: Edi Rama ka qenë aktiv në lëvizjen për ndryshim të vitit 1990, në lëvizjen studentore, aktiv në 1991 kur ndërmori një përpjekje me disa disidentë të njohur antikomunistë për të formuar një forcë politike të pastër dizidentësh, por që u pengua dhunshëm nga eksponentë të PD-së, aktiv në vitin 1992, kur nisi aktivitetin e tij si publicist për pushtetin e ri në vend, që e vijoi në 1993, 1994, 1994, 1996, 1997, 1998, deri kur u kthye dhe hyri në politikën shqiptare.

Në Partinë Demokratike të sotme, realisht mungon ai brez i protagonizmit të vitit 1990; tek komisioni Nishani ishte Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj, por që nuk janë aktiv në udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Përveç Berishës, i cili rolin në vitet ‘90 e ka të mbarsur me eksperiencën dramatike si drejtues i vendit, nuk ka asnjë politikan që të ketë qenë më shumë se një “marrës gazetash”.

Ky është një sinjal politik i qartë, i seriozitetit apo logjikës së përzgjedhjes dhe karrierës në Partinë Demokratike në këto 30 vjet.

Nëse flitet për kontribute, meritokraci apo gavetë politike, sot në partinë që u krijua nga lëvizja studentore, kur kryetari merrte gazetat nga dezhurni pasi i kishte lexuar, nuk ka vend pë rata që e themeluan.

E realisht në PD nuk ka asnjë themelues të saj në udhëheqje.

Shiko listën e kandidatëve të Tiranës: të vetmit themelues të PD-së janë Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi.

Dikush do të thotë që i është dhënë rëndësi të rinjve, prurjeve të gjeneratës që ka lindur në vitin 1990.

Por në Kryesinë e PD-së ka mjaft persona që i përkasin brezit të para viteve ’90, por që nuk kanë lidhje me themelimin e PD-së.

Edmond Spaho ka qenë një ministër i qeverisë së parë të PD-së, por nuk ka qenë në ekipin e parë politik të forcës së parë antikomuniste në vend.

Sahit Dollapi, që është anëtar Kryesie dhe i përket brezit të viteve ‘90, nuk dihet kush ka qenë në vitet ‘90.

Në 25 anëtarët e Kryesisë së PD-së, më “veteran” është Flamur Noka, i cili në vitet kur PD erdhi në pushtet ka qenë më i rëndësishëmse Lul Basha në

Parti, pasi vendoste qendrat e zërit.

Por asnjë protagonist të ciklonit të madh që solli PD-në në skenë, asnjë dëshmitar vibrant të ndryshimit.

Ndaj edhe qenia periferike e Bashës, që kush e ka shkruar në librin e tij pa teklif, nuk bën përshtypje tek baza e PD-së.

E cila ka miratuar po ashtu pa teklif, linçimin, largimin dhe sharjen sot pa fund të atij brezi të themeluesve të PD-së që u larguan në fillim nga Sali Berisha e sot nga Lulzim Basha me vite e me vite.

E sot janë në politikë si alternancë e partisë që themeluan.

Pasi ua mori djali që tërhoqi një numër të RD-së te roja…

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In