• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Besnik Mustafaj i’a kërkoi publikisht Bashës: “Vrite” babain politik Sali Berisha, vendosi ‘kufirin te thana’ dhe fillo e piqu

23/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Besnik Mustafaj i’a kërkoi publikisht Bashës: “Vrite” babain politik Sali Berisha, vendosi ‘kufirin te thana’ dhe fillo e piqu
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha e ka fiksuar dhe në librin e tij “Misioni im” se nuk do të vrasë “babain” e tij politik Sali Berisha, duke tentuar të fshihet pas idesë që babai respektohet për të mirat që ka bërë.

Megjithëse këtu bëhet fjalë për politikë dhe për lindjen e një lidershipi të ri pas përfundimit të ciklit të kryetarit historik të PD Sali Berisha, që duhej ta kishte mbyllur vetë këtë kapitull që më 2013 dhe jo të tërheqë zvarrë PD dhe sot e kësaj dite, këto përbetimet të Bashës fshehin arsye të tjera të mosveprimit.

Lulzim Basha dhe sot e kësaj dite ka frikë nga Sali Berisha dhe i trembet faktit se për një arsye apo tjetër i pozicionon kundër militantët e thekur dhe gardën e vjetër në PD.

Megjithëse qëndrimi nën hijen e Berishes i ka “kalitur” pavendosmërinë, ulur nuhatjen politike dhe për më tepër e ka bërë qesharak në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve, sfida e fundit e Berishës se do të kandidojë kur dhe ku të dojë dhe do lajmërojë vetë kryetarin për këtë i vë kapak të gjithave, Basha vazhdon ta marrë me të mirë Berishën.

Ndoshta për momentin i nevojitet ky përbetim se nuk do vrasë “babain” për shkak dhe të “agresionit” të Ilir Metës për të marrë drejtimin e opozitës pas 25 prillit. Një veprim të tillë duhej ta kishte bërë dhe më parë. Kur kishte dhe mbështetjen e “senatorëve” të PD.

Një ndër ta ka qënë dhe ish themeluesi i PD, ish ministri i Jashtëm dhe ish ambasadori Besnik Mustafaj që ia kërkoi copë pesë vite më parë që ta largonte Berishën, të “vriste” babain politik dhe të fillonte të piqej si lider i PD.

“Unë besoj se ka qenë shumë e vështirë të drejtosh Partinë Demokratike në këtë periudhë. Ka qenë shumë e vështirë për arsye të ekzistencës së Sali Berishës. Unë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, publikisht kam kërkuar që të zgjatet tranzicioni dhe të filloj një garë brenda Partisë Demokratike.

Të fillonte një garë e vërtetë, le të ishte 6 muaj, pasi PD­ja do të drejtohej nga një triumvirat i caktuar. Unë besoj që Basha do të fitonte, por gara do të ishte stërvitja e domosdoshme që ai ta merrte me një siguri më të lartë në vetvete drejtimin e Partisë Demokratike. Duke e marrë me një siguri më të madhe do të arrinte t’i tregonte kufirin Sali Berishës.

Në shkrimet e mia kam thënë se ajo që Basha duhet të bënte me Berishën, duhet të ishte ajo që bëri Merkel me Kohl. Merkel ishte një produkt shumë më laboratorik i Helmut Kohl, sesa Basha i Berishës, sepse Merkel, një femër nga Gjermania Lindore të merrte CDU-­në, partinë konservatore më të madhe në Europë, mund të kalonte vetëm duke ia dhënë çelësat Helmut Kohl. Ai e bëri.

Në fund të fjalës së parë të saj, ajo i tha Kohl­it: Nuk ke më punë në parti! Është e njëjtë me atë që thotë Frojdi “të vrasësh babain”. Basha duhet ta bënte këtë gjë. Basha për shumë arsye nuk e ka bërë publikisht këtë dhe e gjithë lufta që i bëhet nga kundërshtarët, i bëhet për këtë arsye.

E keni parë sa herë që flet Basha, Kryeministri thotë dua të flas me të vërtetin e PD-së, që i referohet Berishës. Është kjo një tentativë e Ramës për ta paraqitur Bashën si një lider fals, një lider rezevë dhe për t’ia zvogëluar autoritetin.

Kjo nuk i ka bërë mirë Partisë Demokratike, opozitës dhe sigurisht nuk i ka bërë mirë Lulzim Bashës, por unë besoj se Basha po piqet me një shpejtësi optimiste. Personalisht do të preferoja që Berisha të rrinte në qytetarin e tij dixhital shumë të dobishëm dhe ta linte që të piqej, ose të vihej realisht në provë Lulzim Basha. Largimin apo afrimin tim me PD­në, mua nuk ma përcaktojnë individët.

Unë nuk i përcaktoj ikjet dhe kthimet as nga Berisha dhe as nga Basha. Unë me Berishën nuk kam asnjë marrëdhënie armiqësore, kam marrëdhënie tërësisht korrekte. Thjesht, nuk jemi më miq në kontekstin e konfidencialitetit. Nuk e marrim njëri­tjetrin në telefon të këshillohemi, të pyesim, por pjesa tjetër nuk ka asnjë ndryshim”, deklaronte Mustafaj 5 vite më parë.

Tani jo vetëm që është vonë që ta bëjë, është mbi 8 vite në krye të PD dhe është zvarritur bashkë me hijen e Berishës, por as që duhet ta përmendë, pasi tregon pafuqi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.(TemA)

Share219Tweet137
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In