• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

CV-të e “intelektualëve” të LSI: Meta-Kryemadhi listë me ngelësa, persona me shkollë partie, të diplomuar tek Kristali dhe spiunë

20/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jo vetëm gangsterë, njerëz të skeduar për dhunë, të dënuar për fshehje pasurie, kumarxhi dhe ish-drejtorë me dosje voluminoze korrupsioni në SPAK, por Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së edhe personazhe me arsim të dyshimtë, ngelësa, spiunë dhe të diplomuar në universitete që janë shkrirë në vitin 2014 nga si kioska dhe piramida universitare. Në Durrës, në emër të LSI-së kandidon Durim Hoçja, i diplomuar në Universitetin Kristal, i shkrirë nga qeveria 7 vite më parë.

Po në Durrës, Kryemadhi ka kandiduar Ramazan Topuzin, drejtor i Drejtorisë Juridike, të Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore në Presidencë, që drejtohet nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta i cili e ka kthyer Presidencën në një celulë të LSI-së. Topuzi ka mbaruar shkollën e lartë në Ministrinë e Brendshme 1987-1991. Në Durrës, Kryemadhi dhe Meta kanë kandiduar Blerina Bulkun, e ‘diplomuar’ te Universiteti Vitrina, i shkrirë si Kristali. Edhe një tjetër kandidat për deputet i LSI-së në Durrës, Hysni Caca është diplomuar tek ‘Kristali’.

Ndërkaq, në Fier kandidon e dytë në listë, ish-deputetja Kjedi Mehmetaj, e cila thotë se vazhdon ende studimet e larta. Arben Çuko, kandidat i LSI-së po në Fier, është diplomuar tek ‘Kristali’. Pjesë e listës së LSI-së janë edhe Juard Mutaraj, i cili vazhdon të jetë student që nga viti 2015 si dhe Entor Krakulli, i ‘diplomuar’ për drejtësi tek ‘Kristali’ në Fier. Megjithatë, Krakullin LSI-ja e ka bërë drejtor të rëndësishëm kur ishte në pushtet.

Në listën e LSI në Fier është edhe Mariglen Shehaj, i ‘diplomuar’ tek ‘Vitrinat’ si dhe Besmir Gropa i ‘diplomuar’ tek ‘Kristali’. Në Elbasan, në emër të LSI-së kandidon Franko Hakilja, i cili vijon të jetë student, ndërsa si aktivitete deklaron të qenit delegat dhe anëtar i LSI-së. Të njëjtin status deklaron edhe kandidatja Sindi Qafleshi, e cila si aktivet shoqëror deklaron të qenit anëtare e LSI-së.

Në Berat, Kryemadhi dhe Meta kandidojnë Ilir Oboni, i diplomuar për drejtësi tek ‘Kristal’. Oboni ka bërë edhe një kurs 4-mujor për polic, ndërsa deklaron një diplomë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, diçka e çuditshme dhe e padëgjuar, pasi SHISH nuk është universitet. Ndërkaq, në Gjirokastër, nën siglën e LSI-së kandidon Erald Alika, i diplomuar në Universitetin ‘Kristal’, i shkrirë në 2014 nga qeveria ‘Rama’, pesë e të cilës ishte edhe LSI deri në vitin 2017.

Në Korçë, LSI kandidon edhe Pandi Janin, i cili thotë se është diplomuar në një universitet privat ‘Menaxhim Turizmi’, në Maqedoni. Ndërkaq, kryesuesi i listës së LSI-së në Kukës, Erblin Bulica, deklaron si arsimim ndjekjen e një kolegji profesional, ndërsa kandidatja e renditur e dyta, Fiqirete Çelaj deklaron ‘Bachelor’ për infermieri në një filanin e një universiteti në Kukës, pa specifikuar emrin.

Në Lezhë, kandidatja e LSI-së, Ertila Nikolli, e renditur e dyta në listë, është diplomuar tek ‘Kristal’. Tek ‘Kristal’ është diplomuar edhe kandidati tjetër Ded Ndreca, i dënuar në shkallë të parë për fshehje pasurie. Një tjetër kandidate e LSI-së në Lezhë, Algerta Shabani, rezulton e diplomuar tek Kristal-i. Edhe kandidati i fundit i LSI-së në Lezhë, Emiljano Gjonaj, është diplomuar tek Kristal-i, një universitet i shkrirë nga Ministria e Arsimit si kioskë dhe deformim i arsimit në Shqipëri.

Çuditërisht, një pjesë e kandidatëve të LSI-së me diploma të Universitetit Kristal kanë mbajtur poste të rëndësishme në administratë kur LSI-ja ishte në pushtet. Edhe pse një pjesë prej tyre kanë pak shanse të marrin e mandatin e deputetit, përfshirja e tyre në lista, i projekton ata për poste drejtorësh, nëse PD-LSI do të vijnë në pushtet. /Nga Adriatik Doçi/(Shqiptarja.com)

Klikoni emrin e kandidatit për të lexuar CV e secilit

DURIM HOCJA, RAMAZAN TOPUZI, HYSNI CACA, KEJDI MEHMETAJ, ARBEN CUKO, JUARD MYFTARAJ, ETNOR KRAKULLI, MARINGLEN-SHEHAJ, BESMIR GROPA, FRANKO HATLIJA, BERINDA BULKU, ILIR OBONI, SINDI QAFLESHI, PANDI JANI, ERALD ALIKA, DED NDRECA, ERTILA NIKOLLI, ERBLIN BULICA, FIQIRETE CELAJ

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In