• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeministri prezanton planin për digjitalizimin: 95% e shërbimit online, LSI batërdi në administratë, fuste militantë edhe në universitete

20/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kryeministri prezanton planin për digjitalizimin: 95% e shërbimit online, LSI batërdi në administratë, fuste militantë edhe në universitete
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme prezantoi programin e Partisë Socialiste për “Shërbimet ndaj Qytetarëve dhe Biznesit”.

Rama u shpreh se në 7 vite qeveria realizoi një revolucion digjital duke ofruar online përmes portalit E-Albania, 95% të shërbimeve që para 7 viteve ishin vetëm 1%. Rama tha se ka ende persona të cilët duan të paraqiten në sportele, por kjo nuk është e nevojshme pasi shërbimet online bëjnë të mundur shmangien e korrupsionit dhe ryshfeteve. Kryeministri u shpreh se shërbimet kanë bërë të mundur tkurrjen e korrupsionit në mënyrë masive. Sipas tij edhe pse fuqia e ryshfetit ekziston ende, me zhvillimin e digjitalizimit është zvogëluar.

“1% ishin shërbime online deri para 7 vjetësh. 95% janë sot, por shikoni çfarë ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime ndërsa tani janë 1207 shërbime nga 3 a 4 që ishin deri para 7 vjetësh. Natyrisht ka ende sot, jo pak njerëz që duan të shkojnë në sportele, por faktikisht, kush nuk do të shkojë në sportel, nuk ka nevojë të shkojë sepse nëse shohim sesa shumë prej jush janë spostuar tanimë nga sportelet te ndërveprimet me shtetin online, llogaria është shumë e thjeshtë.

Natyrisht që e gjithë kjo, përveç të tjerave ka lidhje dhe me atë famëkeqin dhe torturuesin; korrupsionin. Ka lidhje me ato fjalë që janë bërë makthi i shoqërisë sonë për vite e vite; ryshfet, bakshish. Po aq ka rënë edhe korrupsioni, po aq ka rënë dhe fuqia e ryshfetit që ekziston patjetër, por që sot është tkurrur masivisht së paku në atë nivel ku ishte masivisht i përhapur”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu dhe për shërbimet online që lidhen me arsimin. Rama tha se hyrja në universitet me platformën sot nuk është më siç ishte si më parë. Ai tha se para disa vitesh LSI së bashku me Monika Kryemadhin ishin kundra sepse u jepte maturantëve stres. Sipas Ramës stres kishte vetëm LSI pasi nuk mund të fuste më në universitet kë të donte.

“ Po hyrja në universitet? Me platformën sot si është? Po kur ishte? Para 27 vjetësh? Jo, jo, deri përpara disa vjetësh, koha kur na u hodhën në fyt, e para u hodh në fyt LSI-ja e Monikës që tundi dheun për stresin që po i krijohej maturantëve. Në fakt, ishte stresi që iu krijua LSI-së. Sepse nuk mundej më të fuste në universitet kë të donte, nuk mundej më që certifikatë hyrje për në universitet të kishte teserën e LSI-së dhe jo rezultatet e secilit të paprekshme”, tha ai.

Rama kritikon kohët e LSI në pushtet

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të digjitalizimit foli edhe për dëshminë e penalitetit, ku u shpreh se sot mund të merret online pa asnjë kosto. Rama tha se ky zhvillim ishte para se të hiqej nga prehri LSI që sipas Ramës sot është në fytin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas tij, sapo të mbarojë digjitalizimi i gjithë sistemit para universitar përveç vërtetimit të fondit të ekselencës apo diplomave edhe dëftesat do të printohen me vulë elektronike. “Sot, dëshmia e penalitetit merret pa lëvizur fare nga shtëpia, pa asnjë kosto. A ju kujtohet apo jo? Nuk ishte para 70 vjetësh, ishte deri para 7 vjetësh, ishte faktikisht deri përpara sesa me ndihmën tuaj ne të hiqnim nga prehri atë gjënë që sot është në fytin e Lulit që quhet LSI.

Të rinjtë shqiptarë sot aplikojnë online për fondin e ekselencës dhe marrin njehsimin e diplomave. Dëftesat do të printohen me vulë elektronike, sapo të mbarojë digjitalizimi i gjithë sistemit para universitar dhe do të fillojnë të përdoren qysh në vitin e ardhshëm shkollor”, tha Rama./ALEKSANDRA HOXHAJ

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In