• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Dikush duhet t’i thotë që s’është ai demokracia!

16/03/2021
in Blog
A A
Dikush duhet t’i thotë që s’është ai demokracia!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria ka të ngjarë që deri më 25 Prill të ketë shumë e shumë situata të tilla sherresh dhe patetizmash, që po tentojnë t’ia shkëpusin vëmendjen nga përditmëria e vështirë.

Por, pa asnjë arsye bindëse, përveç një propagande jo normale flamurin e ka marrë presidenti i vendit, Ilir Meta. Në orët e fundit ka premtuar shumë gjëra, por thelbi ka qenë një dhe vetëm një: Ai është garanti i vetëm i demokracisë shqiptare, thellësisht të rrezikuar! Të gjithë të tjerët janë shtojca, përfshirë dhe opozitën, të cilës po mundohet kinse t’i japë një dorë por që në fakt po ia dëmton kauzën në mënyrën më të keqe të mundshme.

Dikush nga shpura e tij jo e vogël duhet t’i kujtojë presidentit të vendit se garanti i kushtetutës janë institucionet e pavarura. Dhe, sa i përket atyre, ai është në mesin e pak politikanëve shqiptarëve, numëruar me gishtat e njërës dorë, që i kanë dëmtuar paq në 30 vite demokraci.

Retorika e fundit për juntën, vetëvrasjen më parë, për ekipet e tenderave janë të tmerrshme dhe të frikshme në një vend demokratik, që është duke bërë detyrat e integrimit përballë një realiteti aspak normal kontinental. Lër institucionet të merren me punën e tyre!

Nëse realisht Shqipëria është në këtë cak humnere, atëherë jo thjesht Ilir Meta, por as Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë më se çfarë t’i bëjnë. E nëse është kështu sërish, e keqja nuk është bërë për një ditë por mban kontributin e të gjithë juve politikanëve tanë, që tashmë fshiheni dhe na kujtoni popullin. Shqiptarët, vetë, e kanë një mundësi më 25 Prill dhe ajo është vota dhe deri më tani e kanë treguar se kanë ditur të votojnë, duke ndëshkuar me votë padrejtësinë dhe korrupsionin. Por një vend i NATO-s nuk rrëshqet aq hapur në Juntë sepse ka frena kudo dhe mbi kokë i rri vazhdimisht një gisht tregues.

Në fakt, dikush duhet t’i kujtojë Ilir Metës se çfarë do t’i thotë si justifikim shqiptarëve kur të hajë sërish sillën e pajtimit me mikun e tij të vjetër Edi Rama? Dikush duhet t’i kujtojë se çfarë do t’i thotë Bashës dhe Berishës nëse do t’ia kthejë kurrizin sërish! Jo se këta të fundit u bën shumë përshtypje. Të mos harrojmë 4 vite më parë kur stërbetoheshin se ai nuk do ishte më pjesë e aleancës së tyre. Po këta me bashkëdrejtimin me Ramën?!

Dikush duhet t’i kujtojë Ilir Metës dhe të gjithë politikanëve të na lenë deri më 25 Prill, pasi edhe kështu shqiptarët po jetojnë një nga sfidat më të mëdha të ekzistencës së tyre atë të jetës së përditshme dhe mbijetesës, por edhe se demokracia nuk janë ata. Demokracia është punë, djersë, pastaj edhe frymë dhe vullnet, që ndërtohet dhe përsoset çdo ditë ose si e thotë me të drejtë Chomsky: “Në këtë fazë ndoshta përfundimtare të ekzistencës njerëzore, demokracia dhe liria janë shumë më tepër sesa ideale për t’u vlerësuar – ato mund të jenë thelbësore për mbijetesën”. Ndaj na duhet një president normal. Dikush duhet t’ia kujtojë këtë presidentit Meta. (Javanews)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In