• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kujtesë zgjedhësve për atë çfarë përfaqësojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta

15/03/2021
in Blog
A A
Kujtesë zgjedhësve për atë çfarë përfaqësojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Altin Ketro

Marsi i 6 viteve më parë, ishte po kaq i ndezur sa marsi i viti 2021. Por, në të kohë beteja nuk zhvillohej midis Sali Berishës, Ilir Metës e Lulzim Bashës nga njëra anë dhe, Edi Ramës nga ana tjetër. Për ironi të fatit, beteja ishte për të çuar në “sini argjendi” kokën e Ilir Metës. Ata që po e kërkonin këtë gjë ishin pikërisht aleatët e tij të sotëm, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Sa në parlament e sa në rrugë, ajo dyshe nuk la gurë dhe akuzë pa hedhur ndaj Ilir Metës, aq sa çdokush do besonte që mali me mal puqen, po Ilir Meta me ata kurrë më.

Natyrisht, kemi edhe qëndrimet e Lulzim Bashës në vitin 2017 teksa përbetohej në mejdan se nuk do bënte kurrë koalicion me LSI-në dhe se do t’i çonte ata për skrap. Por beteja me Sali Berishën në Kuvend ishte e rëndë, megjithëse ky i fundit u neutralizua në momentin kur u shantazhua nga Ilir Meta.

Ja disa fragmente të shkëputura nga debati i tyre në Kuvend më 5 mars 2015, si dhe një javë më pas gjatë mitingut në bulevard një angazhim të harruar të Lulzim Bashës, në vazhdën e angazhimeve të shumta që ai jep dhe që kurrë nuk u përmbahet sepse i ka të gjitha false.

Sali Berisha: “Ne kërkojmë që Ilir Meta, si i akuzuari kryesor për një akuzë që nuk është dëgjuar për 25 vite me radhë, më e rënda, të heqë dorë nga kryetar i Parlamentit, të zbresë si deputet i thjeshtë dhe të bëhen hetimet. Unë them se kjo është rruga më paqësore, në interes të çdo shqiptari. Për ne, sa më gjatë ta mbajnë, aq më shumë do të kundërmojë…. Hapi rrugën hetimit, jep dorëheqjen nga parlamenti. Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në post, je kokë e qelbur. Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen menjëherë… Mos e ço vendin drejt situatave që nuk duhet të shkojë.”

Ilir Meta: “Ju lutem, jepjani ilaçet sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Për ty unë [bëj çdo sakrificë], po për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Ta sqaroj edhe më shumë. Mos u bëj pjesë e puçi të pularisë… Për ty [bëj çdo gjë], por jo për Zenin. Nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit.”

Lulzim Basha: “I kërkojmë sot Ilir Metës, me një zë, IK, jep dorëheqjen, I themi shkelësve të ligjit, dhe të akuzuarve për vrasje dhe bashkëpunim në këto mënxyra, sido ta kenë emrin, Ilir…., ne jemi këtu shumica e patrembur e shqiptarëve. Përballë do të na keni, derisa ta çlirojmë vendin nga krimi, derisa drejtësia të bëhet. Nuk ndalemi derisa ta shporrim të keqen, derisa Ilir Meta të largohet.”

Pas afro 40 ditësh kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nuk është asnjëherë vonë për t’ia kujtuar kujtdo se duhet ta kthejnë kokën pas për të parë të shkuarën me qëllim që të projektojnë të ardhmen duke mos rikthyer në pushtet ata politikanë që mbijetojnë vetëm nëpërmjet shantazhit politik dhe dosjeve kriminale që kanë për njëri- tjetrin.

Për t’i kujtuar kujtdo se krerët e opozitës së sotme janë si ajo thënia e mençur popullore: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, po ju jap dy shembuj domethënës se si leva që lëviz të gjitha ingranazhet e opozitës, ka mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta për çështje pothuajse të njëjta, në varësi të interesit politik e personal.

Kur në janar 2011 ushtarët e ish-kryeministrit Berisha vranë 4 demonstrues paqësorë dhe ku ky i fundit i justifikoi duke thënë se kjo ndodhi për shkak se u sulmua gardhi i kryeministrisë, shumëkush mund të ketë menduar se kur të vijë dita që Berisha të dalë në opozitë, ai nuk do guxojë më të sulmojë me dhunë e zjarr institucionet e as do e nxisë një gjë të tillë.

Fakti është se 8 vjet më pas, në shkurt 2019, nisi një valë 2 mujore dhune ndaj godinave të kryeministrisë dhe Kuvendit me nxitjen dhe bekimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me zbatues Lulzim Bashën, ish-ministër i Brendshëm kur ndodhën vrasjet.

Kur ish-kryeministri Berisha bëri akuza dhe fyerje të rënda ndaj presidentit Topi, si i përfshirë në “grusht shteti” vetëm pse ky i fundit kërkoi që prokuroria të hetojë shpejt e me transparencë vrasjet në bulevard, shumëkush mund të ketë menduar se kur të vijë dita që Berisha të dalë në opozitë, ai nuk do përkrahë asnjë president republike që merr anësi politike apo që mund të përfshihet ethshëm në fushatë elektorale.

Fakti është se një dekadë më pas, në vitet 2020 e 2021, Berisha dhe Basha po i japin mbështetje të pakushtëzuara çdo marrëzie që ndërmerr Ilir Meta, kundër institucioneve të shtetit dhe justifikojnë çdo pozicionim të tijin në beteja politike me mazhorancën socialiste.

Të dashur shqiptarë që do të votoni më 25 prill! Ju që ende besoni tek Partia Demokratike dhe ju të tjetër që keni mbështetur LSI-në. Po i mbyll këto rreshta ku në mënyrë të përmbledhur dhashë vetëm një pjesë të vogël të ballafaqimeve plot kontradikta dhe në kahje të kundërta që kanë pasur këto tre personazhe që sot janë aleatë të ngushtë, duke ju kujtuar historinë se si malësori i Tropojës dhe ai i Skraparit iu bën peshqesh politikës shqiptare në dhjetor 1990.

Ilir Meta shkoi në takim me Ramiz Alinë si “përfaqësues” i studentëve, por në atë takim qëndroi në fund të rreshtit dhe nuk bëzajti asnjë fjalë përballë liderit komunist, aq sa nuk u mor vesh se përse ndodhej në atë takim historik ku fjala, e jo prezenca e heshtur, ishte e vetmja “armë” për ta vënë me shpatulla për muri udhëheqësin e fundit të regjimit komunist.

Sali Berisha shkoi tek studentët si përfaqësues i Ramiz Alisë dhe i thurrte lavde atij me fjalime në qytetin “Studenti”, por e ktheu pllakën kur u ndesh po aty me fërshëllima e kundërshti nga mijëra studentë e pedagogë që ishin mbledhur pikërisht për ta rrëzuar Ramiz Alinë.

TemA

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In