• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron burgosjen dhe shpalljen “non grata” të Metës nga SHBA: Ja si lëvizjet e amerikanëve kanë çuar në veprime ekstreme presidentin!

15/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Mesazhi i Kim ishte për Metën: Iliri po bllokon Kushtetuesen nga frika e shkarkimit! Shumë shpejt do t’i sekuestrohet pasuria, deklaron avokati
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avancimi i SPAK, sinjalet për ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe mesazhet e vazhdueshme nga amerikanët duket se kanë bërë me dhimbje koke presidentin. Sherri te FRD ishte momenti i shpërthimit të nervozizmit të presidentit, pas një sërë sulmesh dhe akuzash në media ndaj reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve.

Nëse i shohim me kujdes ngjarjet, që pas dekretimit të Ardian Dvoranit duke e futur mes 12 kampionëve të luftës antikorrupsion, presidenti iu është rikthyer skenarëve të dhunës dhe akuzave. Para këtij vendimi presidenti kishte rralluar protagonizmin dhe ishte në heshtje, por mesazhi që erdhi nga SHBA duket se ka shqetësuar kreun e shtetit duke e detyruar të shkojë në veprime ekstreme.

Dekorimi i Dvoranit dukej qartë që ishte një goditje ndaj tij. Elementi tjetër që konfirmon se ka një krisje në raportet Meta-SHBA është se ambasadorja amerikane ka disa muaj që nuk ka shkuar në Presidencë dhe nuk është takuar me Metën. Javën e parë presidenti Meta pati një takim me ambasadorin e BE dhe atë të OSBE për zgjedhjet, por në takim nuk ishte Yuri Kim. Ndërkohë kreu i shtetit ka sulmuar shumë fort SPAK dhe reformën në drejtësi duke sfiduar amerikanët, të cilët kanë kërkuar që të mos bëhet presion ndaj drejtësisë.

Ndërkohë, nëse shohim dhe raportin e DASH për pastrimin e parave, aty përmenden dy persona që kanë pasur lidhje me LSI apo me presidentin. Po ashtu javën që shkoi ambasadorja amerikane pati një takim me Kryemadhin në Elbasan, takim i cili thuhet se nuk ka qenë dhe aq i gëzuar sa e shiti Zonja e Parë. Të gjitha këto dëshmojnë se presidenti ka hyrë në shënjestrën e amerikanëve dhe nëse LSI humbet zgjedhjet ai del jashtë loje. Nëse LSI nuk është në qeveri Meta vitin që vjen mbetet pa imunitet dhe jashtë politikës, duke u bërë pre e lehtë e reformës në drejtësi.

Arrestimi dhe shpallja “non grata”

Ai që ka shkuar më tej është avokat Spartak Ngjela. Ky i fundit ka deklaruar se arsyeja që Meta është alarmuar është frika e arrestimit. Po ashtu është shprehur se SHBA atë mund ta shpallë non grata. “Shqiptarët po presin denoncimin emëror të Uashingtonit për korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, dhe të atyre që nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Por, pikërisht për këtë shkak, në këtë kohë të trazuar antikorrupsion, po thellohet marrëzia Meta. Dje ai dha shfaqen më të shëmtuar kundër vetes.

Është i njohur ky sindromë marrëzie shekullor i pushtetarit të lartë që është kapur në korrupsion apo në krim, dhe që pret ndëshkimin me burg. Ky quhet Sindromi i Burgosjes së Afërt. Ky sindrom shoqërohet me frikë çorientuese që krijon depersonalizim dhe një delir force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes, dhe, në marrëzi, ky individi kërcënon me një “forcë” që nuk e ka aspak. Ja, ky është Meta që po shfaqet aktualisht”, tha Ngjela. Sipas avokatit, sjelljet e presidentit janë për të bërë libra mbi lëvizjet e të korruptuarve. Sipas tij, të tillë individë kanë zhytur në vuajtje shqiptarët. “Ka shumë të tillë në histori.

Dhe kjo është arsyeja që Meta tani po flet përçart… ka frikë, dhe kërcënon nën sindrom, por shpejt, për të gjitha këto shfaqje marrëzie që ai ka dhënë, do të shkruhen romane, fejtone, pjesë humoristike, dhe, sigurisht që do të shkruhet edhe një histori e trishtë për “veprat” makabre të të korruptuarve të lartë në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit. Do të shkruhet shumë për vuajtjen shqiptare nga monstra të tilla, sidomos në këta katër vjetët e fundit që, pikërisht këta të korruptuar, janë të kërcënuar nga antikorrupsioni dhe goditja e krimit të organizuar”, tha ai.

Share212Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In