• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Largimi i Tushës dhe fati i zgjedhjeve vendore! Betejë e fortë për 3 emrat e fundit të Kushtetueses: Ja si do të marrë fund ndikimi i Metës në gjykatë!

15/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Largimi i Tushës dhe fati i zgjedhjeve vendore! Betejë e fortë për 3 emrat e fundit të Kushtetueses: Ja si do të marrë fund ndikimi i Metës në gjykatë!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka nisur të funksionojë, por ende nuk ka kuorumin e mjaftueshëm siç e përcakton ligji. Kjo gjykatë ka 6 anëtarë me mandat të plotë, ndërsa Vitore Tushës i ka mbarur mandati prej 3 vitesh.

Ndërkohë ligji përcakton se Kushtetuesja duhet ketë 9 emra. Deri më tani janë zgjedhur emrat nga Kuvendi dhe Presidenca, ndërsa topi ka kaluar te Gjykata e Lartë. Kjo e fundit do të zgjedhë 3 emrat e fundit që do të plotësojnë kuorumin.

Emërimet nga Kuvendi e Presidenca u kthyen në mollë sherri mes palëve. Presidenti arriti të fusë aty dy emra të besuar, ndërkohë që kishte më herët Vitore Tushën. Dy emrat që njihen si mbështetës të Metës janë Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, ndërkohë Tusha u propozua nga Meta për në KLSH dhe mazhoranca e refuzoi. Sot që flasim 3 nga 7 anëtarë janë në krahun e presidentit dhe vendimmarrja për disa çështje duket se është disi e vështirë. Por pritet që shumë shpejt presidenti të humbasë forcën në Kushtetuese.

Pyetja që shtrohet është se si do të ndodhë kjo? Vitore Tusha është pa mandat dhe në momentin që Gjykata e Lartë do të nisë plotësimin e 3 vakancave të fundit, ajo largohet nga funksioni. Pra nga 9 anëtarë që do të ketë Kushtetuesja, Meta do të ketë vetëm 2 njerëz të tij, numër i papërfillshëm duke qenë se janë 7 të tjerë që do vendosin për një çështje të caktuar. Vonesat për 3 emrat që vijnë nga Gjykata e Lartë duket se nuk do të zgjasin shumë pasi janë bërë lehtësira ligjore.

Momentalisht duhet që Gjykata e Lartë të ketë 14 anëtarë në mënyrë që të mblidhet për të zgjedhur emrat që shkojnë në Kushtetuese mazhoranca ka dërguar një ligj në Kuvend, ku shprehet se vendimi quhet i ligjshëm edhe nëse mblidhet gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, kjo gjykatë ka 19 anëtarë dhe me 10 emra ajo mund të marrë vendim.

“Deri në emërimin e të paktën tre të katërtat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, por në çdo rast, jo më vonë se data 31.12.2023, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas pikës 3, të nenit 7 /9, të këtij ligji, është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, thuhet në propozim.

Emërimet

Momentalisht Gjykata e Lartë ka vetëm 3 anëtarë, ndërkohë javën që lamë pas Këshilli i Lartë Gjyqësor i dërgoi presidentit 4 emra. Pra në total kjo gjykatë shumë shpejt do të shkojë në 7 anëtarë. Por gazeta ka mësuar se KLGJ ka në proces edhe emrat e 3 anëtarëve të tjerë dhe kjo do e çonte numrin në 10, aq sa nevojitet për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses. Pra duket se situata është zhbllokuar dhe në momentin që Gjykata e Lartë dërgon emrat e saj, presidenti del më i humburi.

Paditë e Metës

Në Kushtetuese janë 3 padi që kanë të bëjnë me presidentin. Padia e parë është bërë nga kryeministri, i cili kërkon të sqarohet nëse presidenti mund të bllokojë apo jo një emër që ka shkuar për ministër. Pra ka të bëjë me bllokimin e Gent Cakajt. Një tjetër padi që ka bërë Meta është ajo për shembjen e teatrit, ndërkohë që vendimtare është padia që ka shkuar nga shoqata e bashkive për zgjedhjet vendore 2019.

Sa i takon padisë për zgjedhjet nuk ka ende një datë se kur do të shqyrtohet pasi duket se është një vendim shumë i fortë dhe me gjasë do të pritet plotësimi i gjykatës me 9 anëtarë. Ky vendim ka shumë rëndësi pasi nëse shumica është pro presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja vendore. Në prapaskenë po bëhet luftë e fortë mbi vendimet e gjykatës, por mbetet të shihet. Ajo që vihet re është se brenda pak muajsh dominimi i Metës në Kushtetuese do të eliminohet./KLITI TOPALLI

Share212Tweet132
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In