• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hajdutët ordinerë e njerëzit me 2 emra që rrethojnë Kryemadhin në fushatë: Kandidat i LSI-së edhe i dekoruari nga Meta si ‘Mjeshtër i Madh’

13/03/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Hajdutët ordinerë e njerëzit me 2 emra që rrethojnë Kryemadhin në fushatë: Kandidat i LSI-së edhe i dekoruari nga Meta si ‘Mjeshtër i Madh’
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit konfirmon edhe një herë se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti me natyrë familjare, simbol i abuzimit me pushtetin dhe që promovon vjedhjen.

Gjatë fushatës në Kamëz, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shoqërohej nga Eduart Greci, i kapur duke vjedhur naftën e burgut të Drenovës, ku shërbente si jurist. Sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me dosjen e Grecit, por Kryemadhi kërkon mbështetjen e tij, për të ardhur në pushtet, për të vijuar avazin e lënë në mes në 2017.

Në Durrës, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë kandiduar Artur Bakun, i arrestuar në 2015, kur ishte drejtor i pyjores në Fushë Krujë. Baku u arrestuar pasi sekuestronte drutë e prera në mënyrë të paligjshme dhe më pas ua shiste palëve të treta.

Në formularin e dekriminalizimit Baku thotë se dosja e tij është mbyllur, por bien në sy se kandidati i LSI-së ka ndryshuar emrin, për arsye të paqarta. Emri i tij i parë është Afrim.

Në Durrës, në emër të LSI, kandidon për deputet edhe Ramazan Topuzi, ish-drejtori i SHKB-së së Burgjeve, me një të kaluar problematike. Topuzi është pushuar dhe është emëruar disa herë si ish-punonjës i Policisë së Shtetit, për cenim të figurës dhe mangësi të theksuara në kryerjen e detyrë. Në vijim u bë avokat, kur është kallëzuar dy herë për ndikim të paligjshëm ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve. Topuzi, i denoncuar nga Sali Berisha edhe si avokat i pilotit të drogës Giorgio Riformato, sot kërkon vota në Durrës bashkë me Monika Kryemadhin.

Po në Durrës, LSI-së kandidon Gazmir Tahirin, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Në vitin 2017, ish-zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, përfaqësuese e PD-së, kërkoi të shkarkohej nga detyra, duke e akuzuar Tahirin se kishte marrë një anije pronë e kapitanerisë së porteve, duke dalë në lundrim, kur propagandonte simbole partiake.

Në Lezhë, Meta dhe Kryemadhi kandidojnë ish-drejtorin e Bordit të Kullimit, i akuzuar për pastrimin e specialistëve, për t’i zëvendësuar me militantë partie. Në emër të LSI-së në Lezhë kandidon edhe Ertila Nikolli, të cilës Edi Rama i dha ultimatum në korrik të 2017 që të jepte dorëheqjen brenda 24 orëve si drejtuese e Hipotekës në Laç.

Në Gjirokastër, për LSI kandidon edhe Erald Alika, i arrestuar vite më parë, pasi në makinën e tij u gjet një kallashnikov.

Në Tiranë, Monika Kryemadhi ka kandiduar një personazh që është deklaruar nga Ilir Meta. Bëhet fjalë për Petrit Bara, i dekoruar nga Ilir Meta me titullin “Meshtër i Madh” në shtator të vitit 2019. Po në Tiranë kandidon edhe Vojo Bregu, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë, me dosje në SPAK për afera me tendera.

Në Tiranë kandidon për LSI-në Esmeralda Demiraj, e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 së bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Në listat e LSI-së është edhe Aldi Fusha, djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i lakuar për pasuri përrallore dhe që u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut.

Pjesë e listës së Tiranës është edhe Përparim Spahiu, i cili rezulton se kishte përdorur jshtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.

Listën e Fierit, Kryemadhi e ka pasuruar me Ardian Alushin, ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, i kallëzuar penalisht për një dëm të shkarkuar shtetit me vlerë 21 milionë euro.

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, e kallëzuar në SPAK për për shpërdorim detyre, kandidon për LSI- në Qarkun e Elbasanit. Në Elbasan, në emër të LSI-së kandidon për deputet edhe Sokol Skura, aktualisht nën masën ‘arrest shtëpie’, pasi u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pika më e fortë e LSI-së në Elbasan është Dashmir Xhika, ish-drejtori i famshëm i ARSH, i arrestuar për afera me vlerë miliona euro.(Shqiptarja.com)

Share232Tweet145


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In