• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tërbimi” i Ilir Metës në mbrojtje të ish-selisë së PD, si akt kundër Bashës

13/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Tërbimi” i Ilir Metës në mbrojtje të ish-selisë së PD, si akt kundër Bashës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akti i së premtes i presidentit Ilir Meta duke na u shfaqur si një roje i godinës shtetërore ku ndodhen dhe zyrat FRPD-së është i paprecedent në historinë e një shteti demokratik. Me tone kërcënuese, presidenti, që sipas Kushtetutës duhet të jetë mbi palët dhe të bëjë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe tolerancë, paralajmëronte dhe i kërcënonte punonjësit e bashkisë që të largoheshin se ndryshe do t’i arrestonte personalisht në burg.

Mbetet enigmë fakti se si Meta ndodhej pikërisht aty në momentin kur policia bashkiake po kryente detyrën. Nuk ekziston ndonjë rast në botën demokratike ku një president të shkojë të mbrojë zyrat e një selie partie, kujtdo qoftë ajo, e partisë në pushtet apo e opozitës.

Imagjinoni për një moment sikur presidenti i Italisë, Sergio Matarella të shkonte të mbronte zyrat e Lëvizjes së Pesë Yjeve apo të Lega-s dhe se çfarë impakti do të kishte te italianët?

Godina që presidenti shkoi ta mbronte ka një histori të veçantë, pasi ajo dikur ka qenë selia e Partisë Demokratike, që dikur udhëhiqej nga Sali Berisha.

Po me urdhër të Berishës ajo kaloi në pronësi të bashkisë së Tiranës, pasi PD-ja do të zhvendosej te SHQUP-i, për shkak se një lider i ri siç ishte Lulzim Basha nuk mund ta kishte zyrën te selia që dikur personifikonte Berishën, pasi do të ngjante si hija e tij.

Të premten në vend që në mbrojtje të FRPD-së dhe selisë simbol i dikurshëm i PD-së, duhej të ishte Basha, ndodhi e kundërta, i pari doli Meta.

Kjo lëvizje duket si një sinjal i qartë ndaj Bashës, i cili shkoi pas Metës, dhe është ai i ‘kërcënimit’, i marrjes së rolit të liderit të opozitës.

Të atij lideri të opozitës që pretendon të jetë edhe kryeministër i ardhshëm, i cili fillimisht mbajti një deklaratë për mediat e kjo në emër të PD-së, më pas iu “mbush” mendja që të shfaqej te ish-selia e PD-së. Madje duke bërë edhe një akt duke grisur në mënyrë publike letrën për lirimin e selisë.

Ilir Meta prej kohësh ka përveshur mëngët duke hequr kostumin presidencial dhe bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë, pra fushatë pro opozitës.

Nëse e djathta dhe LSI do të humbasin zgjedhjet e 25 prillit, Meta ka paralajmëruar publikisht Bashën se do t’ia marrë rolin e liderit të opozitës dhe do të jepte dorëheqjen si President. Basha në këtë fushatë, ndryshe nga e katër vite më parë, ka një dualitet jo me kryetaren ‘de jure’ të LSI-së, Monika Kryemadhin, por me Ilir Metën.

Kjo luftë bëhet edhe për thithjen e votave të të pavendosura, ku dukshëm ka edhe një rivalitet ndërmjet LSI-së dhe PD-së, konkurrojnë të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit.(Shqip)

Share203Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In