• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analiza e statistikave: Misioni i vështirë i opozitës për fitore deri…i pamundur me shumë “nëse”! Ja qarqet që vendosin rezultatin e 25 prillit

13/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Analiza e statistikave: Misioni i vështirë i opozitës për fitore deri…i pamundur me shumë “nëse”! Ja qarqet që vendosin rezultatin e 25 prillit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë më vete në zgjedhjet e 25 prillit, por pavarësisht kësaj, kanë nënshkruar një marrëveshje politike duke i premtuar njëra-tjetrës qeverisje në koalicion në rast se fitojnë zgjedhjet.

Sipas një analize të “BIRN”, të dyja partitë së bashku qeverisë në koalicion mes viteve 2009 dhe 2013, kur kishin 72 deputetë ndërsa LSI ndryshoi krah politik më 2013 dhe ra në opozitë bashkë me PD më 2017. Të dyja këto parti morën 62 deputetë në zgjedhjet e vitit 2017, gjë që do të thotë se të dyja do të duhet të fitojnë së paku nëntë mandate më shumë se katër vjet më parë për të arritur shumicën e thjeshtë parlamentare prej 71 deputetësh.

Deputetët shtesë mund të dalin në shumë qarqe ku fitorja e thellë e socialistëve më 2017 ishte rezultat i garës së ndarë të partive opozitare mes PD, LSI dhe PDIU. Por katër vjet më pas, socialistët duket se po shpresojnë se dy partitë e vogla opozitare, LSI dhe PDIU, kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të votave për shkak se kanë katër vjet në opozitë.

Për më shumë, gara më vete që këto parti kanë zgjedhur të bëjnë për 25 prillin në disa qarqe të vendit mund të sjellë mandate të humbura, por nëse këto parti bashkëpunojnë duke “shkëmbyer” vota mes qarqeve të ndryshme, atëherë kanë shanset që të fitojnë mandate që përndryshe u kalojnë socialistëve. Në Dibër, Gjirokastër, Kukës, Lezhë e ndoshta edhe në Korçë e Berat, ndarja e votave të opozitës mund t’u kushtojnë mandate ndërsa bashkëpunimi mund t’u japë mandate që më 2017 nuk i morën dot.

P.sh., në qarkun e Kukësit dalin tre mandate. Rezultati i vitit 2017 u dha demokratëve 2 mandate dhe PS-së, një mandat. Por demokratët e fituan qarkun me rezultatin e tyre më të ngushtë historik: ata morën 50% të votave, mjaftueshëm për të fituar dy mandate, por jo mjaftueshëm për të qenë të sigurt se ky rezultat do të ruhet edhe më 25 prill. Socialistët, të cilët morën 47% të votave më 2017, aktualisht kontrollojnë të treja bashkitë e qarkut dhe kanë objektiv për të përmbysur rezultatin më 25 prill.

Por ndërkohë, në Kukës janë edhe votat e LSI, 7% në vitin 2017 (12% më 2013), të cilat, nëse qëndrojnë më vete prodhojnë zero deputet dhe i japin mundësi PS-së të fitojë mandatin e dytë. Por nëse këto vota i kalojnë PD-së, ose, PD i kalon vota mjaftueshëm LSI-së sa për një mandat të plotë, atëherë PD dhe LSI marrin dy mandate ndërsa PS mbetet me një mandat. Në Korçë, në zgjedhjet e vitit 2017, LSI mori 15% të votave, të cilat nuk ishin mjaftueshëm për të marrë dy mandate, por nuk ishin as shumë larg objektivit për dy mandate.

Rrjedhimisht, nëse supozojmë që LSI nuk ka humbur vota në krahasim me vitin 2017 ose nëse supozojmë se votat e LSI i kthehen PD-së dhe nuk i shkojnë PS-së, rezultati i përgjithshëm në Korçë mund të përmbyset, nga 6 deputetë PS dhe 5 PD+LSI që ishte më 2017, në 5 me 6. Këto disavantazhe të imponuara mbi opozitën nga ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të ndërmarra nga mazhoranca socialiste e kryeministrit Edi Rama, dukshëm nuk mjaftojnë.

Me pak fjalë, në rast se ndryshimet kushtetuese nuk do të bëheshin dhe PD e LSI do të garonin në koalicion të përbashkët parazgjedhor, sërish atyre do t’u duhet të fitonin rreth 100 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017 për të mposhtur socialistët. Rrjedhimisht, nëse do të ketë ndryshim zgjedhjesh, gjasat janë që ndryshimi do të duhet të vijë në disa nga qarqet e mëdha si Tiranë, Elbasan, Durrës apo Fier.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In