• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

21 vite shtëpia e PD: Historia e godinës ku Ilir Meta demostroi sot forcën! Berisha e kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës në 2013 FRD parti fantazmë me 0.3 % të votave! Saliu i 14 shtatori tenton ta marri

13/03/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
21 vite shtëpia e PD: Historia e godinës ku Ilir Meta demostroi sot forcën! Berisha e kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës në 2013 FRD parti fantazmë me 0.3 % të votave! Saliu i 14 shtatori tenton ta marri
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doci

Ish-selia historike e Partisë Demokratike, ku strehohet që nga viti 2016 Partia Fryma e Re Demokratike është kthyer sot në arenë tensioni, përplasjesh fizike dhe kërcënimesh, me protagonist Presidentin Ilir Meta, i cili duke dalë nga roli i kreut të shtetit, është angazhuar për të zgjidhur me dhunë një mosmarrëveshje mes një subjekti politik dhe qeverisjes vendore. Kjo godinë mbahej nga Partia Demokratike nga prilli i vitit 1992 deri në shtator të vitit 2013.

Në 28 gusht të vitit 2013, Sali Berisha, kryeministër në ditët e fundit të tij, vendosi kalimin e godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përmes një VKM-je.

Në verën e vitit 2013, Sali Berisha, ende kryeministër në detyrë, në bashkëpunim me ministrin e Mbrojtje Arben Imami dhe Presidentin Bujar Nishani, kaloi në emër të Partisë Demokratike Shtëpinë Qendrore Ushtarake Popullore (SHQUP), sot selia qendrore e PD-së, në Bulevardin Zhan Dark, pranë xhamisë së re të Tiranës.

PD nisi të braktisë selinë e vjetër në rrugën “Abdi Toptani” Tiranë, në shtator të vitit 2013, pasi doli në opozitë.

Lulzim Basha, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës vendosi të kalonte në këtë godinë disa drejtori të Bashkisë së Tiranës.

Që prej atij viti ndërtesa, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Në prill të vitit 2016, Bashkia e Tiranës lidhi një kontratë 2-vjeçare me FRD-në, në atë kohë me në krye të Bamir Topin, duke i dhënë FRD për zyra katin e tretë të godinës, me sipërfaqe 500 m2.

Kontrata e FRD-së ka mbaruar që në vitin 2018, kur për rrjedhojë Bashkia e Tiranës i kërkon FRD-së lirimin e ambienteve, për të zhvendosur aty një pjesë të administratës së bashkisë, siç e kishe parashikuar Lulzim Basha në vitin 2013. Meqenëse kërkesa e bashkisë përkon me situatën parazgjedhore, largimin e Bamir Topit si kryetar i FRD dhe rreshtimin e kësaj partia në krahun e PD-LSI-së, tashmë me në krye Sali Shehun, ky proces rutinë po kthehet në shesh beteje elektorale nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Fryma e Re Demokratike është themeluar në vitin 2012 dhe ka marrë pjesë në dy palë zgjedhjeve parlamentare. Në zgjedhjet e 2013 ka marrë 1.7 % të votave, ndërsa në zgjedhjet e 2017, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të fundit, të vitit 2017, ka marrë vetëm 0,32 % të votave, duke u konfirmuar një parti fantazmë.

Ligji për partitë politike parashikon që subjektet zgjedhore duhet të përfitojnë ambiente pa shpërblim nga qeverisja vendore, me kushtin që në tre zgjedhjet e fundit parlamentare të kenë marrë më shumë se 1 % të votave në rang kombëtar. FRD ka marrë pjesë vetëm në dy palë zgjedhje parlamentare, duke mos pasur një bilanc për të përfituar seli.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In