• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta-Berisha të terrorizuar nga bashkëqeverisja PD-PS, ish-kreu demokrat dhe presidenti presion Bashës të mos dalë nga rreshti

12/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Meta-Berisha të terrorizuar nga bashkëqeverisja PD-PS, ish-kreu demokrat dhe presidenti presion Bashës të mos dalë nga rreshti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Ilir Meta duket se janë në unison sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit. Prej muajsh po qarkullon ideja e një bashkëqeverisje PD-PS pas zgjedhjeve për të sjellë një frymë të re qeverisëse në vend, kjo edhe për të mirën e integrimit.

Por Berisha dhe Meta duket se nuk e pranojnë një skemë të tillë. Dje ishte ish-kryeministri Berisha, ai i cili e tregoi hapur. I ftuar në një studio televizive, ai deklaroi se nuk duhet të ketë një bashkëqeverisje mes PD dhe PS, por sipas tij, Basha duhet të marrë në qeveri aleatët dhe LSI. “Kjo është sikur të kërkosh rrethin në katror. Nuk mund të ndodhë ajo.

Rama ka problem të mëdha shumë dhe duhet të përgatitet mirë. PD është parti kombëtare dhe Rama figurë antikombëtare. Në historinë e Shqipërisë Rama është figurë antikombëtare. Këtë qëndrim që ka mbajtur ndaj veriut të Shqipërisë është aq antikombëtar sa asnjë kryeministër që nga qeveria e Lidhjes së Prizrenit që spastroi çdo personalitet, drejtues të institucioneve qendrore apo anëtarë kabineti me origjinë nga Kamza e sipër dhe ka emëruar vetëm një zv/ministër të Shëndetësisë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë bashkëpunim. PD do të qeverisë në përputhje me marrëveshjen me aleatët dhe me LSI”, tha ai.

Ndërsa një tjetër pikë që e Bashkon Berishën me Metën është reforma në drejtësi. Ish-kryeministri është i mendimit se reforma në drejtësi është e kapur nga qeveria. “Unë kam mbajtur qëndrimet e mija kundërshtuese ndaj të gjitha akteve antikushtetuese në këtë reformë, disa prej të cilave u konfirmuan dhe nga Venecia. Kam mbajtur dhe kam denoncuar përdorimin e vetingut për pastrimin racist të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve sipas bindjeve dhe shtrimin e drejtësisë në ushtar të bindur të partisë. Kam denoncuar emërimet dhe shkeljet e drejtuesve të këtyre drejtuesve të institucioneve, por unë kam paralajmëruar dhe nuk dua të jem profet dhe koha do e provojë se kjo drejtësi po shkon drejt falimentimit”, tha dje Berisha.

Flet Presidenti Meta

Por lidhur me bashkëqeverisjen ka folur edhe presidentit, i cili tha dje se nëse Basha shkon te Rama do të thotë që Basha ka qenë gjithmonë i tij. “Nëse ai e merr me vete do të thotë se e ka pasur gjithmonë me vete. Nuk do të ndodhë ndonjë hata. Shoqëria do pozicionohet me raporte të reja. Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është provë zjarri për atë që ka bërë deri tani dhe atë që do të bëjë më pas. Deri tani kemi parë njerëz me 3 fytyra”, tha ai. Po ashtu, Meta sulmoi djegien e mandateve duke goditur Bashën.

“Vendimi ka qenë i koordinuar dhe me disa ambasadorë. Ka qenë vendim tepër nxituar. Nuk ishte inicim i Monikës”, tha ai. Presidenti Meta ka shkuar edhe më tej, duke kërcënuar me përmbysje nëse PS e mban pushtetin. Meta ka folur dhe për rrëzim të qeverisë me dhunë, ndërsa ka përmendur protestat për vrasjen e Klodian Rashës. “Unë kam popullin. Do e orientoj në mënyrën më të drejtë. Ju do e shihni popullin. Mos dëgjoni atë që thotë nuk i ngrihet popullit. U ngrit stresi e përmbysi gjysmën e qeverisë. Mos provokoni popullin… Nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët sepse nuk jam naiv për shkak të informacionit që kam.

Nuk ekziston telefon nëse preket një votë për secilin që të mos guxojë të preket një votë. Nëse preket një votë unë si president marr çdo dënim dhe përgjegjësitë i marr vetë. Përgjegjësitë nuk ja lë popullit. Ne jemi zotë në vendin tonë dhe ata të na respektojmë që do i dalim zot këtij vendi”, tha ai. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, presidenti Meta tha se kryeministri Rama duhet të ndjekë shembullin e Ramiz Alisë. Madje, Meta tha se Rama nuk ka më luksin e hyrjes në zgjedhje pa opozitë dhe nuk i mbetet rrugë tjetër veç largimit.

“Të gjitha pushtetet i ka futur në xhep. Popullin s’e fut dot. Kemi rastin e Kirgistanit, nuk ia vlen të krahasohemi. Por për Kirgistanin tregoi dinjitet dhe populli ynë do ta tregojë gjithashtu. Të jeni të sigurt që beteja nuk është e lehtë. Shkelja e marrëveshjes është një panik i tmerrshëm. Mbajmë mend edhe ‘94 dhe referendumin për Kushtetutën. Edhe doktori i madhërishëm e besoi se do të fitonte, por produkti ishte krejt tjetër. Në demokraci pushteti në pamje të parë duket i fortë. Por ka forcë kur ka moral. Populli është i zemëruar. Kanë ngelur edhe 40 e ca ditë”, tha dje Meta./Kliti Topalli

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In