• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plasin “lufta” në PD! Sherre dhe kërcënime në Korçë, Vlorë Berat dhe Elbasan, vetëm Shkodra “squk” pas publikimit të listave me njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me qarqet

12/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Plasin “lufta” në PD! Sherre dhe kërcënime në Korçë, Vlorë Berat dhe Elbasan, vetëm Shkodra “squk” pas publikimit të listave me njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me qarqet
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rokadë në listat e Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka sjellë përçarje dhe përplasje brenda PD.

Këtë të hënë Partia Demokratike dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa ra në sy se disa eksponentë dhe ish-deputetë demokratë janë lënë jashtë garës së 25 prillit.

Por gazeta ka mësuar se thuajse në të 12 qarqet e vendit dhe vetëm disa orë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë të PD, kanë nisur “kryengritjet” e para. Sinjali i parë erdhi nga qyteti bregdetar i Vlorës, aty ku demokratët e kësaj zone i kanë kërkuar llogari drejtuesit politik të Partisë Demokratike në këtë qark, se përse lista ishte mbushur me emra të panjohur dhe se në vendet e sigurta nuk ishte vendosur asnjë emër që gëzon popullaritet dhe është vlonjat.

Emrat e mbetur jashtë përplasen me drejtuesit politikë

Por mësohet se para të njëjtës situatë është vendosur edhe drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, të cilit në një mbledhje që ka zhvilluar me strukturat, i është kërkuar llogari nga disa ish-deputetë dhe eksponentë të PD, se përse janë lënë jashtë listave të kandidatëve. Madje, mësohet se si në Qarkun e Vlorës dhe në Qarkun e Beratit, mbledhjet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje deri në “kërcënime” me braktisjen e fushatës zgjedhore dhe mbështetjes për Partinë Demokratike.

Ndërkohë tensione duket se ka pasur edhe në Qarkun e Elbasanit, aty ku disa eksponentë demokratë janë përplasur me drejtuesin politik të PD, ndërsa i kanë kërkuar llogari atij se përse u lanë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se të lënit jashtë garës së 25 prillit janë revoltuar dhe shkak është bërë pikërisht mos mbajtja e premtimit nga kryedemokrati Lulzim Basha, për t’i futur ata në listën e Qarkut Elbasan apo Tiranë, ndonëse disa prej tyre komisioni “Ruli” i kishte eliminuar qysh në fazën e parë.

Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate, burime nga ky qytet i thanë gazetës se emrat e mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë kanë nisur edhe shantazhet ndaj “shefave” të tyre, duke i kërcënuar se do të shkojnë deri atje sa do punojnë kundër PD në këto zgjedhje apo deri me publikime videosh apo dosjesh komprometuese që mund të njollosin figurën e tyre dhe “hedhur në erë” jetën politike.

Debate të forta në Korçë

Megjithatë, lista e kandidatëve për deputetë e krijuar nga kreu i PD, Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit, ka krijuar përplasjen e radhës edhe në Korçë. Shkak është bërë renditja në vendin e 7 të listës për deputet të ish-kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano dhe ndarja e zonave elektorale.

Burime nga selia blu e këtij qyteti, i thanë gazetës se kjo renditje në listat e PD ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen me kandidatët e qarkut dhe strukturat, e thirrur nga drejtuesi politik i qarkut Edmond Spaho. Më konkretisht, skema për të lënë në Korçë Ervin Salianjin, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte deputet i Maliqit, duke përjashtuar kështu Andrea Manon, ka sjellë debate të ashpra mes këtyre të dyve.

Mësohet se Salianji ka kërkuar të mbulojë Korçën së bashku me Sorina Kotin, por Mano ka kundërshtuar me argumentin që përgjegjësia politike për rezultatin ishte e tij, që për 8 vite kishte drejtuar degën lokale të PD, pavarësisht se renditej i 7 në listën e kandidatëve. Për rrjedhojë palët u përplasën, ndërsa tonet e larta, zëri dhe goditjet e tavolinës me grusht nga ana e Salianjit zgjatën për disa minuta. Ndërkohë të njëjtat burime pohuan se drejtuesit e grupseksioneve vunë me shpatulla pas murit Spahon, duke i kërkuar të renditej i 8 ashtu si bëri Peleshi, që zgjodhi të ishte i 6 në listën e PS./Rigels Seliman

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave rrëfen pengun e Gjergj Menës pas ndarjes së tij nga jeta

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave rrëfen pengun e Gjergj Menës pas ndarjes së tij nga jeta

05/11/2026
Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin! Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin! Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

05/11/2026
U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

02/11/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In