• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama shpjegon foton që i publikoi Grida Dumës: S’është faji im që Meta, Berisha dhe ju e shikoni nga ana… Unë jo

11/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama shpjegon foton që i publikoi Grida Dumës: S’është faji im që Meta, Berisha dhe ju e shikoni nga ana… Unë jo
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama prej 2 ditësh është vënë në qendër të akuzave nga opozita pas fotos së publikuar të ish-deputetes Grida Duma me mikrofon, por ditën e sotme ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre akuzave.

Në emisionin “Real Story” ai ka nxjerrë regjistrimin zanor ku Grida Duma ofendonte analistin Frrok Çupi gjatë një emisioni, ndërsa tha se nuk është faji i tij se Berisha dhe Meta e shikojnë Grida Dumën nga ana seksuale.

“Ju mendoni se është faji im që ju e shikoni Grida Dumën nga ana seksuale?

Është një fotografi e zonjës me mikrofon. Gridare, gridare, gridare është të bërtasësh, të bërtasësh, të bërtasësh.

Ti, Ilir Meta dhe Saliu shikoni gjëra te goja e Gridës që mua s’më vijnë ndërmend.

Personazhi bërtet, shan dhe i thotë në sy të publikut të tilla fjalë të ulëta e të ndyra, por ty të duket që mbron veten”, tha Rama.

“Kam ekspozuar disa personazhe që quhet satirë politike. Lulzim Basha e plot të tjerë s’janë aty. Janë personazhe që është një turp t’i ekspozohen shqiptarëve”, tha Rama.

Pjesë nga debati:

Rama: Pse ju mendoni se është faj im që ju e shihni nga ana seksuale Grida Dumën?! Ma jepni një mikrofon…Bashkove shumë gjëra bashkë. E kuptoj!

Kryeministri Edi Rama vendos një audio nga debati i Grida Dumës me Frrok Çupin, në një emisionin televiziv.

Rakipllari: Ça ka kjo? Është sulmuar në mënyrë të turpshme nga një burrë në studio dhe kaq. Ka mbrojtur veten
Rama: Mos më ndërhy. Mund të flas unë. Çfarë ka aty? Është një fotografi e zonjës me mikrofon dhe; ‘gridare, oh-oh, është ‘vulare volare, oh-oh’- ‘Të fluturosh’, dhe ‘gridare’-‘të bërtasësh’.

Dhe kaq! Ju dhe ti në këtë rast, Ilir Meta, Saliu dhe kush tjetër, tek kjo ‘ohoho’ dhe goja e Gridës shikoni gjëra që mua s’më bien ndër mend…

Unë kam parë tek kjo një personazh që shan, bërtet dhe thotë në sy të publikut të tilla fjalë, të ulëta, të ndyra, ty të duket sikur mbron veten. Kur e sheh me mikrofon, duke ‘gridare’, duket se po trajtohet seksualisht. Ju e shikoni ashtu. Unë skam lidhje fare me këtë. Unë e ilustroj personazhin tek ajo fotografi

Rakipllari: Ju njoh si person me klas dhe prisja që ju të kërkonit ndjesë

Rama: Të kërkoj unë ndjesë?

Rakipllari: Është reagim i të gjithë rrjeti dhe mos më krahaso, Meta apo Saliu. Ti e bullizon. Për disa vota të katandisesh në këtë gjë!

Rama: A mund të vëmë një rregull?!

Rakipllari: Po bëjmë debat

Rama: S’po më dëgjon, po më ndërpret gjithë kohës.

Rakipllari: Nuk të lejoj që të më keqcitosh.

Rama: S’të keqcitova.

Rakpillari: Unë jam këtu për të gjykuar. E kanë parë shumë njerëz ashtu këtë çështje.

Rama: Mua nuk më shkon mendja tek këto gjera që i shihni ju. Se i shikoni ju ashtu këto gra, unë nuk i shoh. Ajo është kundërshtare në fushë, nuk bëj diskriminim, gra e burra janë baras. Ajo është satirë politike, është oratori vizuale dhe jo vulgaritet. Si përdor këto gjëra për t’u mbrojtur apo për të sulmuar. Ju klasi i ulët, Berisha..Meta

Rakipllari: Mund t’i kthejë një përgjigje, s’mund ta lejojë këtë…

Rama: Gjykimi im është ky se ju që skandalizoheni është që të më hidhni mua në kurriz atë s’duhet ta thosha, se ju zbuloj juve epshet tuaja. Ça dëgjuat ju?! ‘Gridare, gridare, oh-oh’,. pse e shikoni ju atë foto me atë sy? Këtë foto e nxora për ‘gridare, gridare’, ti pse e çon në vend tjetër. Atë ‘oh-oh-n’, jua kam lënë juve, Ilirit, Saliut. Unë nuk përdor asnjë grua.

Rakipllari: Në politikë përdor ti

Rama: Nuk përdor asnjë grua, as një burrë. Prandaj është çështje klasi. Ose unë jam klasi i lartë dhe ti je i ulët, ose ti je klasi i lartë dhe unë i ulët.

Rakipllari: Më gjykoni si të doni!

Share212Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In