• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kim vë në rresht drejtuesit politikë në Elbasan, Kryemadhi hyn e buzëqeshur dhe del e turfulluar nga takimi, sulmon kryeprokurorin e Elbasanit

11/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kujdes! Kryemadhi trimërohet, kërcënon, ëndërron dhe në fund shpërthen: Pas 25 prillit do ta tërheqim zvarrë Edi Ramën! S’do të “tundë” jo vetëm belin, po as qafën s’do e lëvizë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zbritur dje në terren për të parë nga afër situatën dhe moslejuar infiltrimin e personave me rekorde kriminale në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ambasadorja Kim ka zgjedhur qytetin e Elbasanit, i cili njihet si një qytet me problematika dhe me një kriminalitet disi më të lartë se qytetet e tjera, ndërsa është takuar me të tre drejtuesit politikë të partive më të mëdha. Fillimisht është takuar me drejtuesin politik të PS Taulant Balla, më pas rreth orës 12 me atë të PD-së Gazment Bardhi, ndërkohë që më pas me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe në fund me kandidaten e Nismës “Thurja”, Rudina Hajdari.

Mësohet se fokus i takimit të diplomates Kim me drejtuesit politikë kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe listat e kandidatëve. Ndërkohë që e vetmja që foli para dhe pas takimit me ambasadoren amerikane ishte zonja Kryemadhi. Kjo e fundit hyri e buzëqeshur në takim, ndërsa iu kërkoi gazetarëve që ishin të pranishëm atje, se duhet të filmojnë ata që kryeministri Edi Rama i mbyt me taksa si dhe është shprehur se ambasadorja ka nevojë që të relaksohet.

“Gjithë kjo pritje madhështore, (u drejtohet gazetarëve) mirë do ishte që të filmonit këta njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, sesa të na filmonit ne që hymë në kafe në pushim. Po të kisha takim e bëja në Tiranë në zyrë. Pse Elbasani? Ka nevojë për pushim ambasadorja”, deklaroi ajo.

Kryemadhi shpërthen në sulme

Por entuziazmi dhe fakti që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi hyri në takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, nuk ka zgjatur shumë. Kjo pasi pas takimit me ambasadoren Kim, Kryemadhi foli shkurtimisht për mediat, ndërsa shihej se nuk ishte relaksuar shumë. Madje, fakti që takimi mes saj dhe diplomates Kim nuk ka qenë produktiv, e tregoi edhe gjuha e ashpër e përdorur nga zonja Kryemadhi, e cila shpërtheu në sulme dhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

“Diskutuam për fushatën elektorale në të gjithë qarkun e Elbasanit, ku ajo që ne diskutojmë ka rëndësi që t’u krijojmë shanse të gjithëve që të votojmë, të mos u ushtrohet presion qytetarëve dhe administratës për votën. Kryeprokurori i Elbasanit është në konflikt interesi, vëllai i tij është i 3-ti në listën e PS. Elbasani është qyteti më elitar sa u përket intelektualëve, forcës së gruas dhe rinisë, lista fituese e LSI i jep një shans të jashtëzakonshëm grave dhe vajzave për të qenë”, u shpreh ajo.

Pra, fakti që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka vënë në rresht drejtuesit politik dhe ndryshimi i kursit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas takimit me diplomaten amerikane, tregon qartë që kjo e fundit ua ka bërë të qartë të gjithëve se ndërkombëtarët do jenë vigjilentë në këto zgjedhje.

Kryemadhi akuza Ramës

Por nuk ndalet me kaq pasi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar edhe dje pasdite me sulmet dhe akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një deklarate për mediat, Kryemadhi u shpreh se Rama iu ka shkaktuar vetëm vuajtje qytetarëve shqiptarë dhe se kjo situatë do të marrë fund në 25 prill. “Rama rriti taksat, energjinë elektrike, çmimin e bukës, vendosi para në parkingjet e Tiranës që paguhen 4-5 herë nga qytetarët.

Edi Rama rriti taksat e pastrimit, Rama grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse shkatërron prodhimet e fermerëve, sepse Edi Rama krijon importin dhe liron hapësira pa fund, për prodhimet e huaja. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI, sepse lista jonë është lista e socialistëve të vërtetë, ndërsa Rama nuk ka asnjë socialist. E ata pak që kishte i largoi, i fyeu e më pas iu tha nuk iu dua. Rama ka frikë, sepse ka frikë nga vendet e reja që LSI krijon për të rinjtë”, nënvizoi Kryemadhi.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In