• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Europian ka ndezur dritën jeshile për hapjen e negociatave përfundimtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas diskutimeve të bëra dy ditë më parë, dje eurodeputetët kanë rënë të gjithë dakord që vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe tashmë ministrat e BE duhet të vendosin datën për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Deputetët e Parlamentit Europian e kanë vendosur theksin tek reformat në sistemin e drejtësisë që të jenë të pakthyeshme sepse ato janë një prej kushteve kryesore për përparim në procesin e integrimeve.

PE fokusin tek zgjedhjet e 25 prillit

Në dokument u listuan një sërë çështjesh, ku në krye qëndronte procesi zgjedhor. Raporti u përpilua nga raportuesja Isabel Santos dhe iu nënshtrua amendamenteve nga David Lega i PPE. Eurodeputetët kërkuan që zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve demokratike.

Ata theksuan se zgjedhjet e prillit do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike në vend dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik. Komisioni kërkoi nxitje ndaj udhëheqësve për të krijuar një klimë besimi dhe transparence tek qytetarët. Po ashtu më tej theksohet rëndësia e zbatimit të masave të reformës zgjedhore.

“Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore për konsolidimin dhe rinovimin e procedurave dhe strukturave demokratike të vendit si dhe të arrijë një nivel më të lartë të stabilitetit politik nënvizon atë të lirë dhe të drejtë. Zgjedhjet janë thelbësore për integrimin në BE.

Theksohet nxitja ndaj udhëheqësve politikë për të krijuar një klimë besimi nga rritja e transparencës dhe tejkalimi i mungesës së dialogut dhe shpreh shqetësimin e tij serioz në lidhje me klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit ndërpartiak që vazhdojnë të pengojnë procesin demokratik. Për Shqipërinë, disa shtete anëtare kanë kërkuar të shohin më shumë përparim në reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shohin se si do të zhvillohet procesi zgjedhor”, thuhet në rezolutë.

Maqedonia e Veriut

Në raportin për Maqedoninë e Veriut u kërkua që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes të lirisë së mediave dhe shoqërisë civile. Eurodeputetët kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për raporte të mira fqinjësore, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur keqardhje për mungesën e një zgjidhje të çështjeve të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

PE-ja u ka bërë thirrje të dyja vendeve që përmes dialogut konstruktiv të kërkojnë një kompromis. Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këshilli i BE-së mori vendimin që të nisin bisedimet, por nuk është caktuar ende një datë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut kjo është bllokuar nga Bullgaria, e cila ka parashtruar kërkesa që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin, për të cilat ka interpretime të ndryshme në Shkup dhe Sofje.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In