• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas SHBA, edhe Gjermania kundër Albin Kurtit: Të ketë kujdes me ato që thotë, duhet dialog me Serbinë

05/03/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Pas SHBA, edhe Gjermania kundër Albin Kurtit: Të ketë kujdes me ato që thotë, duhet dialog me Serbinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme: Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve në Ballkan nuk na çojnë përpara.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Të martën ministri gjerman i Punëve të Jashtme zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në janar zhvilloi vizitën e tij të parë në Berlin, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç, të enjten ishte në Berlin ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ndërsa javët e ardhshme pritet të vijë edhe ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës.

SHBA për zgjidhje në koordinim me BE-në

Krahas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor një nga temat kryesore në takime është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha pas takimit me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, se administrata e Joe Bidenit është e interesuar që të ketë një zgjidhje në koordinim me BE-në dhe se ai vetë është në pritje të krjimit të qeverisë së re në Prishtinë.

Jo ndryshimit të kufijve

Sa u përket deklaratave të fundit të Albin Kurtit, i cili me gjasa do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë, Maas tha se “Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara”.

Paralelisht me bisedimet midis ministrit të Jashtëm Heiko Maas dhe ministrit të Shtetit Michael Roth, në fillim të javës në Prishtinë ishte për vizitë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajčák.

Vetëm disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA kishte nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për këtë dialog të udhëhequr nga BE-ja me qëllim normalizimin dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke.

Zgjedhja e Joe Biden si president i SHBA ofron kështu mundësinë për të vepruar edhe një herë në nivel transatlantik dhe me vendosmëri për pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të MPJ gjermane.

Procesi i Berlinit

Një nga temat që mbetet e hapur për t’u sqaruar deri në verë është se si do të vijojë Procesi i Berlinit. Konferenca e fundit e tij do të zhvillohet në verë të këtij viti në Berlin, për herë të fundit nën udhëheqjen e kancelares Merkel. Se në çfarë formati do të vazhdojë kjo nismë, është ende e paqartë.

DW

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In